Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cilësoi ndërtesat e larta në Tiranë si “lugetër pa drita” dhe “monumente të vjedhjes e korrupsionit”.
Në një konferencë për shtyp, Berisha foli për strukturën e investimeve në vend dhe deklaroi se një pjesë e konsiderueshme e tyre lidhet me para që nuk burojnë nga ekonomi prodhuese.
Berisha theksoi se fenomeni i apartamenteve të blera dhe të pambanuara krijon një ekonomi të ngrirë, pa ndikim në punësim apo prodhim, ndërsa shërben vetëm si kanal për qarkullimin e kapitalit të dyshimtë.
“Investimet kanë zbritur nga 1 miliardë e 600 milionë në 800 milionë. Me 800 mln e tjera investime, 32 përqind e tyre janë blerje apartamentesh dhe katesh nga shqiptarët jashtë vendi në Shqipëri. Pra, shihen kullat, të gjitha katet në tërësi pa drita. Janë krijuar lugetërit pa drita në Tiranë. Çfarë janë këta lugetër, monumente të vjedhjes e korrupsionit,. Nuk janë të pashitura, por të blera e të kyçura ga grupet më së shumti kriminale, por edhe qytetarë të ndershëm. Por dyert e mbyllura nuk krijojnë punësim, prodhim, janë pasur e ngrirë dhe me një fjalë, sigurisht që janë të ardhura se merren taksat, por asgjë nuk sjellin. Pra ngelen gjithsej më pak se 18 përqind apo më pak se 300 milionë. Nga 1 miliardë e 600 mln që janë investime, 300 milionë kanë qenë investimet në vitin 2004. Ky ka vetinë e paturpësisë që të gënjejë për cdo gjë “, theksoi Berisha.
VETEM TI PLERE MOS FOL, SE NA NXORE BOJEN