TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2026, 13:42

“Nafta, gjaku i ekonomisë”, Berisha për protestën e 17 prillit: Revoltë e shqiptarëve për interesat jetike

Shkruar nga Pamfleti
“Nafta, gjaku i ekonomisë”, Berisha për protestën e
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sërish për protestën e paralajmëruar më 17 prill, duke e cilësuar atë si një reagim të fortë qytetar.

Sipas tij, kjo protestë pritet të jetë një revoltë në mbrojtje të interesave kryesore të shqiptarëve, duke përfshirë çështje që lidhen me ekonominë dhe qeverisjen.

“Do jetë një revoltë e fuqishme e qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të interesave te tyre më jetike. Mbrojtjes nga vjedhjet e qeveritarëve, vokacionet të tyre perëndimor, por edhe të gjendjes së tyre nga katastrofa ekonomike që po ndodh.”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe te çmimet e karburanteve, duke theksuar ndikimin e tyre në ekonomi dhe duke krahasuar politikat në Shqipëri me ato të vendeve perëndimore.

“Nafta është gjaku i ekonomisë dhe është materia me ndikimin më të fuqishëm. E gjitha bota perëndimore është angazhuar në lehtësime të barrës fiskale të naftës, ndërkohë Rama po nxjerr fitime përrallore për shkak të ngritjes së çmimeve. Ai mori një vendim absolutisht me synim falimentimin e fermerëve shqiptarë. Ndërkohë Gjermania në një akt para tre ditësh vendosi të dyfishojë subvencionet për naftën për fermerët. Edhe Suedia uli TVSH e ushqimeve në 6% nga 12 që ishte”, u shpreh Berisha.

1 Komente

  1. A
    Argjita Dhipi

    NUK I PRISHE TI GJITHE RRAFINERITE DHE GJITHE INDUSTRINE

    Lini një Përgjigje