Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka deklaruar se shqiptarët në Selanik po refuzojnë Samitin e Diasporës, duke e cilësuar atë si një aktivitet me karakter propagandistik të kryeministrit Edi Rama.
Sipas Boçit, komunitetet shqiptare jashtë vendit po kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen, ndërsa, sipas tij, qeveria u ofron vetëm aktivitete ceremoniale dhe imazh publik.
Ai thekson se ky reagim i diasporës tregon një refuzim për t’u përdorur për qëllime politike dhe për të legjitimuar një pushtet që, sipas tij, nuk i dëgjon.
“Refuzimi që po i bëhet këtij samiti nga zëra përfaqësues të komuniteteve shqiptare është prova se diaspora nuk pranon më të përdoret si dekor për kredibilitetin e një pushteti që nuk e dëgjon.”, shkruan ai.
Reagimi i plotë:
Samiti i propagandës
Shqiptarët e Selanikurt refuzoj ë samitin e Ramës. Për ta Samiti i diasporës nuk po organizohet si forum i shqiptarëve jashtë atdheut, por si panair propagande për hallin politik të Ramës.
Kur diaspora kërkon zgjidhje për problemet reale dhe qeveria i ofron ceremoni, foto dhe fasadë, kjo nuk është përkujdesje, por tallje.
Refuzimi që po i bëhet këtij samiti nga zëra përfaqësues të komuniteteve shqiptare është prova se diaspora nuk pranon më të përdoret si dekor për kredibilitetin e një pushteti që nuk e dëgjon.
Boll jeni bere Lolo te kryeministrit.