TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2026, 21:48

"Rama dhe Berisha në një linjë për Orban", Qori: Humbja e tij pas 16 vitesh, leksion për shqiptarët!

Shkruar nga Pamfleti

"Rama dhe Berisha në një linjë për Orban", Qori:

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka folur lidhur me zhvillimet politike në Hungari, duke e cilësuar rrëzimin e Viktor Orban pas 16 vitesh në pushtet si një shembull të rëndësishëm për sfidimin e autoritarizmit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Qori u shpreh se ndryshimi erdhi si pasojë e pakënaqësisë së brendshme dhe konsumimit të një pushteti të gjatë.

Sipas tij, korrupsioni, skandalet dhe rënia ekonomike e kanë bërë gjithnjë e më pak popullor ish-kryeministrin hungarez.

“Humbja e një autokrati është gjithmonë një lajm i mirë, pavarësisht prirjes së tij ideologjike”, u shpreh Qori.

Ai theksoi se zgjedhjet në Hungari treguan gjithashtu se ndikimi ndërkombëtar nuk ishte vendimtar, duke nënvizuar se elektorati nuk u ndikua nga qëndrimet e figurave si Donald Trump apo JD Vance.

Në analizën e tij, Qori u ndal edhe te politika shqiptare, duke deklaruar se Viktor Orban ka qenë një figurë e mbështetur si nga kryeministri Edi Rama, ashtu edhe nga lideri i opozitës Sali Berisha.

“Orban në Shqipëri është një figurë konsensuale, e kanë përzemër Berisha dhe Rama”, tha ai.

Megjithatë, Qori theksoi se modeli hungarez nuk mund të aplikohet në Shqipëri, pasi ndryshimi atje erdhi nga një figurë që vinte nga brenda sistemit të Orban. Sipas tij, në Shqipëri situata është e ndryshme, ku vendi përballet me një qeveri të konsumuar dhe një opozitë të kompromentuar.

Ai shtoi se vendit i duhet një alternativë e re politike me bazë morale, duke theksuar se transformimi kërkon kohë dhe përfshirje të gjerë shoqërore.

1 Komente

    Lini një Përgjigje