TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2026, 20:05

“Negociatat mund të bllokohen”, Noka: Protestat po japin efekt, fundi i Ramës do jetë i tmerrshëm!

Shkruar nga Pamfleti
“Negociatat mund të bllokohen”, Noka: Protestat po japin efekt,
Flamur Noka

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në fjalën e tij në foltoren e radhës përpara Kryeministrisë, u shpreh ndër të tjera se negociatat për anëtarësimin në BE po rrezikohen të bllokohen.

Kjo sipas Nokës sepse Rama i bëri bllokadë drejtësisë dhe nuk ja ndjen. Sakaq, Noka theksoi se protestat e njëpasnjëshme të PD po vrasin frikën te shqiptarët.

Deputeti i PD shto se se Parlamenti “qelbet drogë dhe korrupsion” dhe se protestat po japin efektin e tyre, teksa “gurët’ e pushtetit po bien e rrokullisen njëri pas tjetrit dhe tani ka mbetur vetëm guri i fundit, që është Edi Rama.

Noka përshëndeti edhe fitoren e opozitës së drejtuar nga Magyar në Hungari, duke vlerësuar edhe kryeministrin Viktor Orban për njohjen e humbjes dhe rotacionin e qetë të pushtetit atje, e kundërta me atë që bën kryeministri shqiptar këtu.

“E premtja do jetë dita e madhe ku do i jepet goditja e rëndë këtij regjimi. T’i japim më 17 prill goditjen këtij regjimi. Përshëndesim edhe fitoren e opozitës në Hungari. Orban atje lejoi rotacionin, këtu narkosi pengon rotacionin, Orbani nuk qeveriste me kartelet e drogës, këtu qeveriset me kartelet e drogës. Orban nuk përzuri hungarezët nga Hungaria, kurse ky bëri realitet ëndrrën e Cubrillovicit”, tha ai.

Dhe në fund paralajmëroi se protestat e opozitës do sjellin një fund edhe më të errët të kryeministrit, se të ish-diktatorit Enver Hoxha.

“Por fundi yt do jetë më i keq dhe më i tmerrshëm se i Enver Hoxhës, ai mori fund për së vdekuri dhe ti do marrësh fund për së gjalli. Fundi yt do jetë më i tmerrshëm se i diktatori Hoxha, ai e vuajti për vdekuri, t’i do vuash për së gjalli. Ju ftoj të gjithëve më 17 prill në orën 19:00 të bëhemi bashkë për rrëzuar regjimin dhe t’i japim goditjen fatale. Ndaj më 17 prill t’i japim fund këtij regjimi me protestën tonë, të gjithë në shesh së bashku”, e mbylli deputeti demokrat fjalën e tij.

Flamur Noka: Bëhet betejë për lirinë dhe demokracinë e një vendi. Çdo folës është zëri i së vërtetës i qytetarëve. Ndryshe nga parlamenti që është zëri i kusarëve. Reagimi ynë prej kaq muajsh po jep efektet e veta. Janë të qenësishme. Protesta jonë ka një sukses, ka vrarë frikën te shqiptarët dhe ka zgjuar shoqërinë tonë. Sot, kudo që shkon dallojmë një ndryshim. Flasin. Shqiptarët kanë filluar të thonë pakënaqësitë ndaj regjimit. Sot 7 në 10 veta shfrejnë duf dhe mllef. Qytetar të revoltuar. Fermerët e treguan në Lushnjë. Kudo janë në revoltë. Jo vetëm sot, nisi me Ballkanin e Hapur. E braktisën takimin me kryeministrin. Tregues i madh, shumica bën revoltë në mënyrë të heshtur. Thotë bën takim me mësues, asnjë mësues ka drejtorë dhe administratë. Nuk pranon zë ndryshe dhe kritik. Ka problem ti thuhet realiteti në sy. Takimet i ka vetëm me patronazhistë. Sot në protestë janë dhe minatorët.

Edhe naftëtarët kanë gjetur formën e tyre të protestës dhe reagimit. Kemi çuar në këtë pikë që shoqëria të ngrihet dhe të reagojë. Vështirë të gjesh një mësues apo pedagog që të jetë i kënaqur. Shkollat e Tiranës sot janë kthyer në një ngrehinë ku nxënësit tregojnë forcën.

Të rinjtë ndaj braktisin vendin, ka futur mendësinë që të bësh përpara duhet të jesh trafikant. Po u solle si njeri që kërkon vlera, këta të bulizojnë.

Negociatat riskojnë të bllokohen tërësisht. Qeverisja e Ramës është antidemokratike. S’ja ndjen, thotë fajin e ka opozita. Ju premtoi shqiptarëve Europën, tani që i bën bllokadë se i bëri bllokadë drejtësisë nuk ja ndjen.

flamur noka

Lini një Përgjigje