TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2026, 17:40

Përdorin Shqipërinë për t’u furnizuar me karburant, Rama justifikohet: Ja pse nuk taksohet nafta për jahtet!

Shkruar nga Pamfleti
Përdorin Shqipërinë për t’u furnizuar me karburant,
Edi Rama në Vlorë

Ndërkohë realiteti është krejt ndryshe, vijnë qëndrojnë një ditë në Shqipëri, mbushin jahtet dhe largohen. Vendi nuk ka asnjë përfitim tjetër prej tyre.

Kryeministri  Edi Rama gjatë një takimi në Vlorë me operatorët turistikë tha se kemi nevojë për më shumë marina si dhe hapjen e të tjerë hapësirave për parking në vend.

Rama po ashtu u kujdes që justifikonte faktin që jahtet luksoze marrin naftën pa taksa, duke thënë se sjellin rritje të prezencës së turistëve.

“Ne po mbështesim sa mundemi. Çfarë d.m.th. që nafta për jahtet është pa taksë, nafta për makinat është me taksë? Pa diskutim fare. Sepse nga ato jahtet ekonomia jonë fiton, ndërsa nga ato makinat, mjedisi ynë ndotet dhe patjetër që janë dy gjëra që nuk mund të vihen në krahasim. Na duhen më shumë marina”-tha Rama.

Ndërkohë realiteti është krejt ndryshe, vijnë qëndrojnë një ditë në Shqipëri, mbushin jahtet dhe largohen. Vendi nuk ka asnjë përfitim tjetër prej tyre.

Rama në Vlorë: Duhet strategji që t’i garantoni jetëgjatësi këtyre investimeve që po bëni. Vlora ka mundësitë që të bëhet një vend si ato qytetet në Portugali, Spanjë, Turqi, ku të vijnë të jetojnë dhe plot të huaj.

Ne po mbështesim sa mundemi. Çfarë d.m.th. që nafta për jahtet është pa taksë, nafta për makinat është me taksë? Pa diskutim fare. Sepse nga ato jahtet ekonomia jonë fiton, ndërsa nga ato makinat, mjedisi ynë ndotet dhe patjetër që janë dy gjëra që nuk mund të vihen në krahasim. Na duhen më shumë marina.

Po investojmë, po vazhdon të zhvillohet marina këtu në Vlorë. Duhet të jemi të vëmendshëm ndaj pastrimit, është në interesin tuaj. Për plazhet kemi bërë një plan të mire, na duhen më shumë parkingje në gjithë Shqipërinë. Ma hapi sytë vetëm për hapësira për pallat, por për parking.

edi rama

1 Komente

  1. v
    vk.m

    ne e perballojme me 240 naften, ata me jahte do ndihmuar.

    Lini një Përgjigje