TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2026, 16:08

Nga ngushëllimi te urimi, rrëzimi i Orban hidhëron Ramën!

Shkruar nga Pamfleti
Nga ngushëllimi te urimi, rrëzimi i Orban hidhëron Ramën!
Rama-Orban

Kryeministri e di se ajo që ndodhi në Hungari mund të ndodhë dhe këtu. Atje ishte shembulli i qartë se qëndrimi i gjatë në pushtet mund të kthehet në katastrofë...

Rrëzimi i Viktor Orban duket se ka sjellë reagime edhe në politikën shqiptare. Pas Berishës, që nxitoi të uronte kryministrin e ri hungarez, ka ardhur reagimi i kryeminsitrit Edi Rama.  

Nëse shihet me kujdes mesazhi i kreut të qeverisë, duket se Babloku është mërzitur shumë. Rama ngushëllon të parin mikun e tij, më pas i dërgon mesazh urimi kryeministrit të ri.

Ka qenë kënaqësi të punoj me Kryeministrin Orbán dhe të shoh Shqipërinë dhe Hungarinë teksa afrohen. I uroj mikut tim të mirë Viktor gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij. Në të njëjtën kohë, e përgëzoj ngrohtësisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë gjithë suksesin në përpjekjen e tij të madhe për të hapur një kapitull të ri për vendin e tij dhe pres me padurim të punojmë së bashku për t’i afruar edhe më shumë dy vendet tona”, shkruan Rama.

Kryeministri e di se ajo që ndodhi në Hungari mund të ndodhë edhe këtu. Atje ishte shembulli i qartë se qëndrimi i gjatë në pushtet mund të kthehet në katastrofë. Po ashtu, Hungaria dëshmoi se populli, kur do, mund të të rrëzojë. Ky shembull ka shkaktuar alarm në Tiranë, Beograd dhe shtete të tjera.

Të paktën Rama duhet vlerësuar për një gjë, se ndryshe nga Berisha që kishte po mik Orbanin, nuk e ka hedhur poshtë. Ish-kryeministri në reagimin e tij ka shmangur humbësin.

"Dje populli hungarez, në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, votoi masivisht alternativën e paraqitur nga Péter Magyar, kryetar i partisë së qendrës së djathtë TISZA, anëtare e EPP-së. Me këtë rast, uroj zotin Magyar për fitoren elektorale dhe besimin e madh që mori nga qytetarët e vendit të tij. Shpreh gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike për një bashkëpunim të frytshëm me TISZA-n, si në rrafshin bilateral, ashtu edhe në atë të EPP-së, në interesin më të mirë të dy vendeve tona", shkruan kreu i PD. /Pamfleti

rama orban

Lini një Përgjigje