
Analisti Mentor Nazarko ka komentuar zhvillimet politike në Hungari, duke theksuar se rrëzimi i kryeministrit Viktor Orban nuk ishte rezultat i ndërhyrjes së jashtme, por i një pakënaqësie të brendshme dhe mobilizimi popullor.
Në një intervistë për "A2 CNN", ai u shpreh se vendimtare ishte fryma e krijuar brenda vendit, ndërsa shtoi se Orban u rrëzua nga populli.
“Unë mendoj që ishte populli që ka përcaktuar atë. Po ishte fryma pikërisht. Po u mblodh fryma popullore. Fryma popullore pavarësisht sistemit elektoral apo salamandrës elektorale, pavarësisht kontrollit mbi mediat që ai kishte, pavarësisht qeverisjes me grupet e mëdha ekonomike apo bankare… Pra ai hëngri sistemin nga brenda”, tha Nazarko.
Sipas tij, ky zhvillim nuk mund të shërbejë si model për Shqipërinë, pasi ndryshimi në Hungari erdhi nga figura brenda sistemit dhe jo nga opozita tradicionale.
“Ky është lajmi i keq për partinë e zotit Berisha, sepse i bie që ndryshimin do mund ta sjellë ta zëmë një nga këto rebelët e Partisë Socialiste. PD-ja duket nuk mund ta sjellë në qoftë se do ndjekin modelin hungarez”, u shpreh ai.
Nazarko theksoi gjithashtu diferencat e mëdha mes dy vendeve, duke shtuar se Hungaria ka një ekonomi më të zhvilluar dhe një traditë më të konsoliduar demokratike.
“Unë mendoj që Hungaria nuk ka lidhje me Shqipërinë në shumë aspekte… është një vend i Bashkimit Europian, vend shumë i zhvilluar… kjo s’ka lidhje me Shqipërinë”, deklaroi ai.
Lini një Përgjigje