TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2026, 14:00

Samiti i Diasporës, emigrantja i prish skenarin Ramës: Jeni larg realitetit, i keni mbyllur dyert e dritaret për ne

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i Diasporës, emigrantja i prish skenarin Ramës: Jeni larg
Emigrantja Eva Baçi

Një juriste, e ardhur nga Italia, për samitin e Diasporës, kërkon hapësira reale për shqiptarët që jetojnë jashtë, dhe vë në diskutim mënyrën e organizimit të paneleve

Eva Baçi, juriste në Prokurorinë e Bolonjës, duket se i ka prishur skenarin Kryeministrit Edi Rama dhe çdo përfaqësuesi të mazhorancës socialiste, që Samitin e Diasporës që po zhvillon punimet në Tiranë, e kthyen në një konferencë ku oratorët i Thurin lavde Qeverisë.

Ndoshta duke parë atë që po ndodhte me panelet, ku nuk mungonin vlerësimet për Qeverinë, Baçi ka ndërhyrë nga vendi duke dhënë një tjetër panoramë, duke evidentuar mungesën e mbështetjes për shqiptarët që jetojnë jashtë, por edhe dyert e mbyllura që ato ndeshin, sa herë që duan të vijnë në Shqipëri, për të dhënë kontributet e tyre.

Por jo vetëm kaq, juristja ka nxjerrë zbuluar organizatorët e Samitit, që kanë përzgjedhur si oratorë vetëm personazhe politike apo të lidhur me Partinë Socialiste, duke mos lejuar kështu dhënien e mendimeve nga emigrantët

Dëshira për t’u kthyer në Shqipëri është shumë e madhe, ndaj marrim pjesë në Samite sepse presim një dritare te hapur nga toka mëmë, për t’u kthyer, që të na hapë derën. Skenari është shkruar shumë bukur, si ai regjisori që shkruan shumë bukur, dëgjojmë narativa, por mungojnë aktorët kryesorë që është Diaspora. Ky është Samiti i Diasporës. Mendoj se përveç hapjes që fjala duhet t’u jepet ministrit, kryeministrit dhe presidentit, aktorët kryesorë jemi ne. Unë doja që të bëja një diskutim dhe nuk m’u dha e drejta e fjalës. Duhet t’i mbarojmë këto filmat e bukur, që ne vetëm të dëgjojmë.

Unë kam mbaruar 3 fakultete në Bolonjë, kam dy specializime. Kemi kërkuar shumë herë, që të hyjmë të japim kontributin tonë. Unë punoj 14 orë në Itali, por mund të punoj 20 orë për Shqipërinë. Unë nuk kam vend ku të flas, dua të shpreh atë që kam, sepse përndryshe ne ngelemi vetëm numra. Unë nuk mund të pres biletën të vij që andej për të qenë një numër. Unë kam ngelur shumë keq dje, kur u dhanë çmimet. Në krahun tim është njëri nga sipërmarresit shqiptarët që i jep punë 350 familje dhe ju nuk i dhatë një çmim, Astrit Poti.

Ju jeni larg realitetit, flas për politikanët, jeni larg realitetit, nuk jeni afër me ne. Jemi pa përkrahje dhe kur nuk të përkrah shteti yt, kur ti nuk jep kontribut në shtetin tënd. Unë për Italinë jam më e përgatitura, por jam thjesht e huaj. Ne duam të kthehemi në vendin tonë. Këto panelet e ndara nuk janë mirë. Ne aktorët kryesore duhet të flasim, të sjellim problemet.

Jo të dëgjojmë politikanët, narrativa është shumë e bukur, por ju nuk e keni idenë cfarë do të thotë sakrifica, pa asnjë përkrahje dhe asnjë ndihmë. Hapni dyert, sepse Shqipërisë nuk i mungon truri. i keni mbyllur dyert, të gjitha personave që janë të përgatitur. Kam edhe shumë gjera, por po të më jepet mundësia unë diskutimin e kisha përgatitur. Zoti Taulant Balla, je i pari që je shumë larg realitetit. Votën mund ta kalosh edhe 4 vite të tjera, por në histori duhet të lesh një emër. Jo vetëm të vidhni dhe të siguroni njerëzit tuaj”, tha Baçi.

Ajo theksoi se shumë profesionistë shqiptarë jashtë vendit ndihen të papërfaqësuar dhe pa mbështetje nga institucionet shqiptare. Sipas saj, diaspora vazhdon të trajtohet më shumë si statistikë sesa si një burim konkret për zhvillimin e vendit.

Në fund, ajo kërkoi që emigrantëve t’u jepet rol aktiv në diskutime dhe të krijohen mundësi reale për kontribut në Shqipëri.

Herë pas here, fjala e juristes është tentuar të ndërpritet nga një prej prezantuesve, por pa arritur që t’i heqë mikrofonin.



samiti i diaspores emigrantja rama

8 Komente

  1. I
    Ilirian alushaj cakran fier

    Keta njerez i duhen shqiperis dhe hajdutet dhe euforiket qe e kan katandisur shqiperinti hapen dyert e kokurences diaspores vetem keshtu do behet shqiperia kjo zonje qe per fatin e keq e katandisen te dyja palet politikeiil

    1. L
      LI

      ZERI I TE VERTETES JO I PROPOGANDES BRAVO MOJ ZONJE NE KUPIMIN E PLOTE TE FJALES DUHET TE MARRIN SHEMBULL TE GJHITHE SE JENI KTHYER NE CIRK QE VETEM NJERI FLET E TE JTERET JANE VETEM MENUJA QE TE SHOHIN E BUZEQESHIN.

      1. P
        Prometheus

        Ky eshte shpirti i lire qe i mungon ketij vendi.Nje bravo e forte per nje qenie njerezore qe lirine e shprehjes dhe mendimit e ka baze ne jeten e saj.Ketu jane mbledhur eunuket dhe kurtizanet qe i bejne fresk Kryeoborrtarit bipolar.

        1. E
          Ervis

          Aty duhet filluar te qellohet me veze, miell dhe domate te gjithe te korruptuarit qe jane ne panel dhe ata qe u lepihen ! Ne mungese te kesaj te flitet qe jeni "hajdute!"

          1. L
            Lali

            Kjo zonja meriton respekt. Fjale zemre per cdo Shqiptar ne emigracion qe me sakrifica ka çare vete. Keta karagjozet e qeverise bejne shou.

            1. A
              A. B.

              Të lumtë. Je trime, atdhetare dhe e zgjuar. Shqipëria po i afrohet viteve të Enver Hoxhës Por mesa duket toksinat e paskomunizmit janë më të dëmshme se vetë komunizmi. Kur filispanja bëhet lëmsh ajo hidhet nuk tentohet të zgjidhet. Ps. I respektoj komunistët ldealistë por jo antikomunistët ish komunistë.

              1. v
                vk

                Kjo mire e tha, po kujt ja tha! Asgje nuk leviz ne mocalin tone Shqiperi! Kete brum ka ky popull! Po pati tagji, eshte ne rregull me planin. Ketu qeveriset me 43%. Se nuk del me shume se gjysma te votoje! Miopi kolektive popullore! Dhe duam te krahasohemi me Hungarine!

                1. T
                  Tony

                  Mos i hani keto mufka te shtetit Shqiptar. Ngaqe kane mbetur pa breke ne bythe, tani duan te terheqin diasporen te vijne te "kontribuojne" per xhepin e tyre e jo Shqiperine. Pasi te rrjepin mire parane e emigranteve, kodoshet pushtetare te se kaluares e se tashmes do ikin "emigrante" te shijojne gjakun e popullit. Ky fenomen ka ndodhur historikisht qe ne lashtesi. Marrim kohet moderne ku njerezit iken nga syte kembet ne kontinentet e reja e nuk u kethyen me por i treguan edhe pushken shtetit ame e formuan shtete me dimensione te tjera. Si mund tu kerkohet patriotizem e puthje dore Shqiptareve qe i braktiset e i late deri ne situaten e zhdukjes!? Si? Pafytyresia, grykesia e imoraliteti i barbarise injorante te paqyteteruar ben"mrekullira" te pa para e pa degjuara. Nuk jane te pasur emigrantet ashtu si "pretendoni" ju ne Shqiperi se jane brez qe kane vuajtur e po hane dynjane per te jetuar me dinjitet. Pse nuk u afrohet emigranteve afrim ne politike e assistence te ndijmojne Atdheun? Ne se ka Shqiptare biznesmene te ndershem pse te mos investonin psh., ne Sazan por te turren tere birbot e ndyre te botes e ta ne pushtojne token? Mos, mos! Karma is bitch, says the wise English.

                  Lini një Përgjigje