Reagimi i deputetit vjen në një kohë kur ai ka kërkuar nga KQZ të dhënat mbi rezultatet zgjedhore në zonat ku ka kandiduar ose ka drejtuar fushatën, por edhe duke testuar strukturat e PS-së në Tiranë, vetë ose përmes atyre që e mbështesin...
Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste, thotë se e ka marrë seriozisht idenë se është i gatshëm të kandidojë për kryebashkiak i Tiranës.
Braçe u vetëofrua si kandidat i PS-së për zgjedhjet që pritet të mbahen në pranverën e 2027-ës, por duket se ende nuk ka krijuar besim te ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Kjo pohohet nga vetë deputeti i PS-së, i cili në një video-mesazh, thekson se qytetarët e kanë pyetur nëse e ka seriozisht kandidimin apo po tallet me njerëzit.
Në përgjigjen e tij, socialisti që është i gatshëm të dorëzojë mandatin e deputetit për të garuar si Kryebashkiak, shprehet se nuk është tallur asnjëherë me njerëzit. “Nuk ka gjasa që unë të tallem me njerëzit, do i shkoj deri në fund, jo për interesin personal, por mendoj se kemi një mundësi shumë të madhe për të zhvilluar këtë qytet”, shprehet Braçe.
Reagimi i deputetit vjen në një kohë kur ai ka kërkuar nga KQZ të dhënat mbi rezultatet zgjedhore në zonat ku ka kandiduar ose ka drejtuar fushatën, por edhe duke testuar strukturat e PS-së në Tiranë, vetë ose përmes atyre që e mbështesin.
Braçe funksionin më të lartë që ka mbajtur në administratë, përtej faktit se është deputet prej 1996-ës, ka qenë posti i zv.Kryeministrit në një nga qeveritë Rama. Ai nuk mundi të lerë gjurmë në këtë pozicion, ndërsa së fundmi shfaqet duke bërë denoncime të ndryshme në zona të kryeqytetit, shpesh duke marrë rolin e një ‘opozitari’ në rradhët e socialistëve.
Postimi i Erion Braçes
Jooo, nuk po tallem!
E kam seriozisht e do i shkoj deri në fund bashkë me ju!
Së pari e mbi të gjitha shumë shumë faleminderit për mesazhet, mbështetjen përmes tyre, vlerësimin po përmes tyre, inkurajimin po përmes tyre;
Ju jam shumë shumë mirënjohës!
E dyta, dua ti kërkoj ndjesë secilit ndër ju që më keni shkruar e nuk i kam kthyer një “faleminderit” pas; veçanerisht atyre që më kanë shkruar në messenger të Facebook, në dm e instagram; besoj që atyre në whatsapp u jam përgjigjur të gjithëve.
Ndërkohë, mes mesazheve pyetja më e përsëritur është: e ke seriozisht apo po tallesh me njerëzit?
Atehere dy gjëra: nuk ka ndodhur kurrë që unë të tallem me njerëzit dhe nuk do të ndodhë ndonjëherë me mua kjo.
Pooo e kam seriozisht e do ti shkoj deri në fund bashkë me ju!
Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im personal, jam tërësisht i çliruar nga këto;
Por mendoj se kemi një mundësi shumë të madhe për ta zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri, përfshirës e ku gjithsecili gjen jo veten e tij, jo jetën e tij por të mirën e tij!
Lini një Përgjigje