
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pranishëm në një tryezë për reformën territoriale, ka drejtuar kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe reformës së ndërmarrë nga qeveria.
Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi reformën territoriale si një nismë të ndërmarrë në interes të Partisë Socialiste, duke e akuzuar mazhorancën për qëllime politike dhe elektorale.
Ai u shpreh se ndryshimet e bëra në ndarjen administrative kanë dëmtuar qeverisjen vendore dhe interesat e qytetarëve, duke theksuar se me vendimet e marra janë eliminuar një numër i madh komunash.
“Dua të falënderoj organizatorët e këtij takimi për një çështje me rëndësi. Shkatërrimi që iu bë qeverisjes vendore pas ardhjes në pushtet të partisë së krimit, është një nga goditjet më të rënda që u dha interesave të qytetarit shqiptar, për zhvillimin e vendit. Në mënyrën më absurde që shkon gjer në një krim kombëtar në Shqipëri, vendin që rreth 75-80% të territorit të saj e ka malor dhe kodrinor, u vendos një gjë që nuk ekziston, as në vendet më të sheshta të botës. Pra ky vend me territorin më malor, u vendos në një model të fshirjes së territorit. Dhe sot, kryeinjoranti, një armik që bëri këtë reformë, zbaton paketën e maleve në Maminas. Se atje ku janë malet banorë nuk ka më. Antireforma që iu bë qeverisë vendore, kishte dy kritere themelore, vjedhjen dhe votën. U shuan me një të rënë të lapsit disa komuna. Regjistrimi i fundit i INSTAT janë mashtrime dhe shifra të falsifikuara. Mos u besoni mashtrimeve.", tha Berisha.
Lini një Përgjigje