TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2026, 20:32

"Opozita u pengua të takojë ndërkombëtarët"/ Vokshi përplaset me Peleshin në Kuvend, kryeparlamentari: Po gënjen!

Shkruar nga Pamfleti
"Opozita u pengua të takojë ndërkombëtarët"/
Niko Peleshi dhe Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, deklaroi në Kuvend se përfaqësuesit e opozitës nuk arritën të zhvillojnë takime me delegacionin e Këshillit të Europës gjatë vizitës së tyre në Tiranë.

Ajo tha se anëtarët e opozitës në delegacion nuk morën njoftim për takimet me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe e konsideroi situatën problematike për marrëdhëniet institucionale.

Pas këtyre pretendimeve reagoi drejtuesi i seancës, Niko Peleshi. Ai i kundërshtoi deklaratat dhe sqaroi se të gjithë anëtarët e delegacionit, përfshirë opozitën, kishin mundësi të merrnin pjesë në takime.

Sipas tij, Kuvendi kishte dërguar njoftime zyrtare përmes postës elektronike dhe kishte kërkuar pjesëmarrjen edhe të anëtarëve zëvendësues. Ai theksoi se pjesëmarrja ishte në varësi të vullnetit të deputetëve.

Debati:

Vokshi: Ajo që ka ndodhur sot është një situatë skandaloze në raportin mes Kuvendit shqiptar me ndërkombëtarët. Sot kanë qenë në Tiranë përfaqësues të Këshillit të Europës dhe opozita është penguar që të takojë reporterët e KiE. Anëtarët e opozitës në këtë delegacion nuk janë njoftuar që të takohen me anëtarët e delegacionit ndërkombëtar.

Peleshi: Këto janë të pavërteta. Mos ngrini stuhi në gotë. Keni qenë të mirëpritur, të lutem duhet të jesh e saktë. Janë lejuar të gjithë anëtarët, është kërkuar të marrin pjesë edhe zëvendësuesit. Janë ftuar me e-mail zyrtar të gjithë dhe pjesëmarrja ka qenë me dëshirë.

niko peleshi dhe albana vokshi kuvend

1 Komente

  1. L
    LIRIA e Saliut

    Vokshi, KELYSHJA e SALES

    Lini një Përgjigje