TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Mars 2026, 12:08

PD vijon zgjedhjet e brendshme, Qypi merr drejtimin e degës në Belsh

Shkruar nga Pamfleti

PD vijon zgjedhjet e brendshme, Qypi merr drejtimin e degës në Belsh

Bedri Qypi është zgjedhur kryetar i degës së PD-së në Belsh, në kuadrin e zgjedhjeve të brendshme që kjo parti po zhvillon, proces që duhet të përmbyllet brenda 30 prillit, bazuar në një udhëzim të kreut demokrat, Sali Berisha.

Qypi, i cili mori 307 vota, garonte përballë Roland Bullarit, që grumbulloi 163 vota.Procesi zgjedhor është mbikëqyrur nga drejtuesi politik Tomor Alizoti.

“Këto zgjedhje nuk na ndajnë, por na bashkojnë më shumë se kurrë. Sot dalim më të fortë dhe më të vendosur për të vijuar rrugëtimin tonë politik”, u shpreh Qypi, duke shtuar se objektivi tashmë është një fitore e qartë në zgjedhjet e ardhshme.

Qypi ka drejtuar edhe më parë degën e PD-së në Belsh, qarku Elbasan. PD e Elbasanit është përfshirë nga debatet në ditët e fundit, pasi me një vendim të strukturave pretendohet përjashtimi padrejtësisht të disa emrave, mes të cilëve edhe Alesia Balliu dhe Doris Madhi, që njëherazi mban edhe pozicionin e kryetares së grupit të këshilltarëve të opozitës në këshillin bashkiak Elbasan.

qypi belsh pd

Lini një Përgjigje