
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Ergys Agasit dhe funksionimit të platformës qeveritare E-Albania, duke e konsideruar atë të dështuar për qytetarët.
Ai deklaroi se platforma nuk ofron shërbim real, sidomos për banorët në zona ku mungon interneti. Sipas tij, qytetarët në zona si Valbona mbeten jashtë përfitimeve që pretendohet të ofrojë sistemi online.
Berisha e identifikoi E-Albania si një strukturë të lidhur me Agasin, duke e paraqitur atë si një instrument që nuk funksionon për interesin publik.
"E-Albania, tani e tutje do të quhet Ergys Agasi Albania. E -Albania është posta e Hazirit. E albania nuk funksionon, prandaj të mendosh se do të përfitojë nga E Albania qytetari në Valbonë apo në zona ku nuk funksionon interneti, do të thotë të tallesh me qytetarët”, tha kreu i Partisë Demokratike, i cili theksoi se “këto bëhen vetëm për të vjedhur”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje