TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Shtator 2023, 12:34

Begaj-Rama “tabor” me 35 veta për një “shëtitje” në OKB, 500 mijë euro shpenzime

Shkruar nga Pamfleti

Begaj-Rama “tabor” me 35 veta për një

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka denoncuar ditën e sotme delegacionin sipas tij të fryrë të Presidentit Bajram Begaj dhe kryeministrit Edi Rama të vendit në udhëtimin drejt Nju Jorkut ku do të marrin pjesën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që e drejton Shqipëria.

Gjysmë milioni euro, tha Berisha është shpenzimi për 35 zyrtarët shqiptarë që shkuan në Amerikë.

“48% e pensionistëve shqiptarë janë me pagesa të pjesshme. Indeksimi i pensioneve në masën 8% është hipokrizi. Kjo nuk indekson as inflacionin. Është 3% më e ulët se vlera zyrtare e inflacionit dhe 5.5% më e ulët sa vlera reale e inflacionit. Ka vetëm një zgjidhje, vendosja e minimumit jetik për të gjithë shqiptarët.

Vendosja e 200 euro për person për minimumin jetik është një akt që vendoset pa asnjë vështirësi. Përballohet vetëm duke ndaluar vjedhjet në buxhetin e shtetit. Mos harroni që udhëtimi për në OKB i Edi Ramës dhe Presidentit do të jetë një nga më të kushtueshmet e përfaqësuesve të një shteti.

35 veta ndodhen në delegacionit e tyre në Nju Jork. Një numër i pazakontë dhe që do të thotë po të kemi parasysh se Edi Rama refuzoi të pranojë në “Ismailin” e tij delegacionin e kryetarit të shtetit do të thotë shpenzim deri në gjysmë milioni Euro në buxhetin e shtetit” tha ai.

Presidenti Bajram Begaj është pajisur me një staf të madh prej dhjetëra vetësh, për vizitën në New York, ku do të marrë pjesë në punimet e OKB.

Lista e personave që marrin pjesë në delegacionin e Presidentit përmban disa emra surprizë.

Ndër to edhe parukierja e gruas së Begajt, Lili Ismaili, e cila cilësohet si këshilltare e jashtme, por në rrjetet sociale shfaqet si kuruese e imazhit të Zonjës së Parë.

Po kështu edhe djali i Presidentit, Dorian Begaj, do të shoqërojë babain, gjatë pjesëmarrjes së tij në OKB, që pritet ta lodhë shumë Presidentin, i cili më pas mund të relaksohet bashkë me familjen në New York.

Lista përmban më shumë këshilltarë, gazetarë dhe specialistë të imazhit, sesa ekip sigurie, i cili përbëhet vetëm nga shefi i sigurisë dhe një oficer.

 

okb begaj rama

Lini një Përgjigje