Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme grupin parlamentar, nën drejtimin e Bledi Çuçit.
Deputetët socialistë kanë ngritur shqetësimin e shërbimit të Hipotekës, pasi sipas tyre qytetarët kanë vonesa në marrjen e këtij shërbimi.
Gjithashtu një tjetër problematikë e ngritur ka të bëjë me rritjen e pensioneve, sipas disa deputetëve rritja e pensioneve në fshat është shumë e vogël.
Në tryezën e grupit parlamentar të PS-së do të jetë dhe një kërkesë e Gazment Bardhit për të ngritur një grup pune për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit.
Një çështje tjetër e rëndësishme, për të cilën pritet të ketë diskutime në këtë takim, do të jetë edhe projektligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve.
Për miratimin e këtij ligji që kërkon një shumicë prej 84 votash, do të duhet edhe mbështetja e opozitës.
Lini një Përgjigje