TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shtator 2023, 20:29

Kush apo çfarë ia mbylli gojën Edi Ramës për SPAK-un?

Shkruar nga Pamfleti

Kush apo çfarë ia mbylli gojën Edi Ramës për SPAK-un?

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një ballafaqim të deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë dy viteve të fundit, lidhur me punën e SPAK-ut.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Bardhi shtron pyetjen se kush ja ndryshojë mendimin Ramës lidhur me punën e SPAK-ut. Pyetje të cilës i ka bashkangjitur një video me fjalimet e kryeministrit Rama në Asamblenë e PS-së në 2022 dhe 2023-in. Ku qasja e tij ndaj SPAK-ut, dukshëm ndryshon si nata me ditën.

Sipas Bardhit në 2022 Rama i tregonte SPAK-ut se si duhej bërë puna dhe kush duhej goditur, ndërsa në 2023 ndryshoi totalisht duke thënë se Rama përfundoi duke ju thënë socialistëve që të mbyllin gojën para punës së SPAK-ut.

Kush apo çfarë ia mbylli gojën Edi Ramës për SPAK-un? Nga Asamblea në Asamble, kur i tregonte SPAK-ut vendin dhe si duhet ta bënte detyrën tek mbyllja e gojës pa bërë as gëk, as mëk!”, shkruan Bardhi.

rama spak bardhi

Lini një Përgjigje