TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shtator 2023, 15:37

Paralajmërohen përjashtime të reja në PD, Koduzi: Ata që mbështesin Berishën, duhet të largohen njëherë e mirë

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmërohen përjashtime të reja në PD, Koduzi: Ata

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gazment Koduzi ka folur lidhur me situatën në PD. Ai u shpreh se ka ardhur koha që deputetët të cilët përkrahin Berishën, duhet të ndahen nga pjesa tjetër e deputetëve e demokratë.

“Unë mendoj se tani është momenti që hallka e fundit, ata deputetë që po i përdor Berisha dhe po i josh Edi Rama me oligarkët e tij për interesa të tyre, të bëjnë një ndarje të qartë”, tha ai.

I pyetur nëse po paralajmërohet përjashtimi i tyre nga Partia Demokratike, Koduzi tha se loja e deputetëve me dy karrige duhet të marrë fund, por nuk duhet ta quajmë përjashtim.

Sipas tij deputetët nuk mund ta quajnë veten pjesë të Partisë Demokratike e ndërkohë të mos njohin institucionet e saj por të njohin për kryetar Sali Berishën.

“Nuk është çështje përjashtimi. Nuk mund të flasësh në emër të PD-së dhe të njohësh për kryetar Sali Berishën. Loja me dy karrige që mbajnë këta deputetë duhet të marrë fund. Kush është në PD duhet të njohë institucionet”, u shpreh ai.

gazment koduzi pd partia demokratike

Lini një Përgjigje