TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shtator 2023, 20:54

Pse e harroi opozita çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës?

Shkruar nga Pamfleti
Pse e harroi opozita çështjen e mandatit të Olta
Këshilli i Mandateve

Vetë PS pak ditë më parë i dha sinjalet se nuk ka ndërmend të angazhohet për rastin e Xhaçkës, po habit fakti që vetë PD nuk ka kërkuar të mblidhet Këshilli i Mandateve...

Sesioni i ri parlamentar nisi me vrull e debate këtë vit, por më shumë vëmendjen e morën ndryshimet në qeveri dhe debatet brenda opozitës, sesa çështjet që kanë mbetur pezull në Parlament.

Teksa PD vijon të debatojë se kush ka vulën dhe kush është kryetari, ka lënë në harresë çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Edhe pse Edi Rama e shkarkoi si ministre dhe Olta ka shumë telashe me drejtësinë, ajo vijon të jetë deputetet e Parlamentit të Shqipërisë. Një vit më parë nisi një proces për t’i hequr mandatin sepse burri i doli investitor strategjik, por procesi vetëm është zvarritur. Në sesionin e kaluar mazhoranca e bllokoi procesin dhe arriti ta shtyjë, por në këtë sesion opozita nuk ka bërë asnjë kërkesë që të nisin diskutimet. Prej afro 8 muajsh nuk zbatohet vendimi i Kushtetueses dhe asnjë palë nuk reagon.

Në korrik të këtij vitit, mazhoranca socialiste kërkoi rikthimin në pikën zero të debatit mbi këtë çështje.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, anëtarët socialistë shpallën qëndrimin e tyre për t'i rekomanduar kryetares së kuvendit, Lindita Nikolla, që të rikthejë për shqyrtim çështjen në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, gati 1 vit pasi ky këshill ka përfunduar diskutimin për këtë çështje.

Klotilda Bushka lexoi raportin prej 26 faqesh, që dilte në konkluzionin se mocioni mbetet për t'u trajtuar nga Këshilli i Mandateve si strukturë kompetente, edhe pse në praktikën e mëparshme parlamentare vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë shkuar direkt në seancë plenare për vendim.

Bushka tha se në këtë rast bëhej fjalë për një dispozitiv të ndryshëm të Kushtetueses që kërkonte rikthim për diskutim.

Pra tani duhet të mblidhet Këshilli i Mandateve. Kushtetuesja ka detyruar këtë këshill të pranojë rekomandimet e opozitës dhe në fund të jetë gjykata që vendos nëse ka konflikt interesi.

Vetë PS pak ditë më parë i dha sinjalet se nuk ka ndërmend të angazhohet në këtë aspekt. “Do e mësoni shumë shpejt qëndrimin tonë. Qëndrimi ynë i grupit të PS s’ka lidhje me implikimin e Xhaçkës në çështje që nuk janë ligjore. Të shohim se ça do të sjellë si opinion forumet e Kuvendit dhe më pas do të flasim”, tha kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi në fillim të javës. Por teksa PS e mbron, pse opozita nuk kërkon të nisë shqyrtimi?! /Pamfleti

mandatete mandatet

Lini një Përgjigje