TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shtator 2023, 16:07

Fisnik Qosja i Kavajës merr drejtimin e Shoqatës së Bashkive të Djathta

Shkruar nga Pamfleti

Fisnik Qosja i Kavajës merr drejtimin e Shoqatës së Bashkive

Ditën e sotme është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë.

Në përfundim të punimeve të sotme, Asambleja e të Zgjedhurve Vendorë u mblodh me iniciativën e një grupi kryetarësh të bashkive, të dalë nga zgjedhjet e fundit vendore kryesuar nga Kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, Kryetari i Bashkisë Memaliaj, Albert Malaj, Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mylyshi, Kryetarit të Bashkisë Pukë Rrok Dodaj, Kryetarit te Bashkisë Has Miftar Dauti, Kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz Hil Curri, zgjodhi drejtuesit e rinj, dhe në krye të saj do të jetë kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja.

Asambleja kishte për qëllim:

1. Të shprehë qëndrimin e të zgjedhurve vendorë ndaj farsës së zgjedhjeve vendore të 14 Majit dhe domosdoshmërinë e votës së lirë.

2. Të inkurajojë Kryetarët dhe Këshilltarët bashkiak në betejat për fuqizimin dhe rivendosjen e autonomisë vendore në Shqipëri.

3. Të angazhojë të zgjedhurit vendorë në sfidat për mbrojtjen dhe thellimin e demokracisë lokale, decentralizimit, integrimit, shërbimeve dhe financimeve publike, zhvillimit rajonal, pasojat e reformës territoriale e çështje të tjera.

4. Zgjedhjen e organeve të reja përfaqësuese të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Në përfundim të punimeve asambleja:

-Miratoi rezolutën si vullnet i të zgjedhurve, si dhe zgjedh presidentin e shoqatës zotin Fisnik Qosja.

-z.Albert Mëlyshi Nënkryetar

-z.Albert Nalaj Nënkryetar

-z.Ilir Alimehmeti Kryetar i dhomës së këshilltarëve

z.Myftar Dauti Kryetar i dhomës së këshilltarëve rajonal

fisnik qosja drejtim shoqata e bashkive

Lini një Përgjigje