TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shtator 2023, 13:01

"Rama betejë për t’i marrë mandatin", Berisha i del sërish në mbrojtje Belerit: S'ka pasur 50 lekë në xhep kur e kapën!

Shkruar nga Pamfleti
"Rama betejë për t’i marrë mandatin", Berisha i
Fredi Beleri dhe Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish në mbrojtje të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Berisha hedh poshtë akuzën se u kap duke shpërndarë para, pasi sipas tij nuk kishte 5 lekë në xhep.

Shikoni ç’ndodh në rastin Belerin, një betejë e paimagjinueshme për të marrë mandatin. E burgos në mesnatë, tek po darkonte, mashtron thotë që e kapën në flagrancë tek po shpërndante para. Ndërkohë ai nuk kishte 5 lekë në xhep. Nuk e lejon të bëjë betimin, ndërkohë që ligjet e vendit nuk e pengojnë.

Në një vend që pretendon të respektojë normat më ligjore më minimale, ai që nuk është i dënuar është i pafajshëm. Ky precedent ka funksionuar më parë por jo me mandatin e Himarës, sepse ai ka parashikuar aty parajsën e tij. Një sherr i madh për një mandat. Ky është një shembull se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama për një mandat që e do. Nëse ka blerë vota, të betohet siç është vepruar herë të tjera, të dënohet mbrapa. Po duhet ta humbasë mandatin për afatin e betimit.”- thotë Berisha.

fredi beleri sali berisha

Lini një Përgjigje