Pa dhënë një datë, por duke premtuar një mënyrë ndryshe nga tubimet e dy viteve të fundit, Sali Berisha paralajmëroi të premten nisjen e një sezoni protestash që sipas tij nuk do ndalen deri në arritjen e qëllimit.
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i Rithemelimit komentoi edhe situatën ligjore të Partisë Demokratike, për të cilën tha po bëhen përgatitjet për një përballje në gjykatat europiane.
Berisha akuzoi organet e drejtësisë se janë krejtësisht të kontrolluar nga numri një i qeverisë. Sipas tij vendimi për vulën e PD mbahet peng prej 4 muajsh.
“Më njeh e gjithë bota përveç Edi Ramës. Ngjarjet të palidhura me njëra-tjetrën, por statuti do zbatohet pa asnjë diskutim. Gjykatën e Lartë e dominon Sokol Sadushi, i cili mbahet peng nga Edi Rama me dosjen e Vettingut dhe siç keni vënë re ju një vendim që duhet ta jepte brenda 30 ditëve e mban prej 4 muajsh në sirtar me urdhër të Edi Ramës, kështu na pengoi të shkojmë në Strasburg. Organet këtu janë anti-ligjore, të kontrolluara nga Edi Rama. Çështja është për rigjykim, por Sadushi mban dosjen. Shkoni kërkoni te ajo zonja te KLGJ, aty shihet se si e lejon ligji.”, tha Berisha në konferencën për mediat.
Lulzim Basha u rikthye në krye të Partisë Demokratike më 29 Korrik, ku mundi fitojë përballë kandidatit Gjergj Hani, duke rimarrë kështu drejtimin e Partisë Demokratike.
Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, bëri me dije rezultatin, ku tha se Basha kishte siguruar 16196 vota, ndërkohë që Gjergj Hani mori 1657 vota.Në procesin zgjedhor për kreun e PD-së morën pjesë 18052 anëtarë ose 71%.
Kështu Lulzim Basha fitoi për herë të 4 garën brenda Partisë Demokratike e zgjidhet kryetar për një mandat tashmë të katërt.
Lini një Përgjigje