TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shtator 2023, 20:26

Paralajmëron Demalia: Në zgjedhjet e ardhshme mund të kemi aleancë Meta-Rama

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron Demalia: Në zgjedhjet e ardhshme mund të kemi

Analisti Ilir Demalia ka paralajmëruar një aleancë  mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.

I pyetur a do mbijetojë dot në politikë Ilir Meta, nisur nga rezultatet e një sondazhi që e nxjerr diku te vetëm 75 mijë vota, analisti thotë se nuk do ishte një çudi që Meta të shkojë sërish në aleancë me Ramën.

Ne kemi parë shumë gjëra të pamundura në Shqipëri për arsye të një loje të pamoral të demokracisë shqiptare. Meta që sot duket i ngordhur nuk është çudi që në zgjedhjet e ardhshme, Ramës mund t’i duhet 2-3 deputetë dhe bëhet prapë një aleancë me Metën. Politika shqiptare nuk ka linja në të cilat ndërton një strategji, një politikë, një ideologji, është politikë grupimesh mafioze dhe klanesh”, tha Demalia.

Lini një Përgjigje