TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shtator 2023, 14:16

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Bardhi letër Nikollës: PD është gati për dialog me grupin e PS

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Bardhi letër Nikollës: PD
Gazment Bardhi dhe Lindita Nikolla

Depueteti i PD, Gazment Bardhi i është drejtuar sot me një shkesë Kryetares së Kuvendit në emër të Grupit të PD, për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Bardhi thotë se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon ndërtimin e një procesi transparent dhe demokratik për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“Me qëllim që procedura kushtetuese të jetë sa më transparente për publikun dhe dialogu parlamentar ndërmjet palëve të jetë i bazuar në një metodologji dhe kritere të qarta që synojnë arritjen e konsensusit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon ndërtimin e një procesi transparent dhe demokratik për përzgjedhjen e një kandidature dinjitoze për funksionin kushtetues të Avokatit të Popullit, me lehtësimin e kryetares së Kuvendit.” – shkruan Bardhi.

Gazment Bardhi thekson se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shpreh gatishmërinë për t’u përfshirë që sot në një proces parlamentar dialogu midis grupeve parlamentare të PS dhe PD, me lehtësimin e Kryetares së Kuvendit, duke propozuar dhe përcaktuar bashkërisht një procedurë transparente që mundëson gjetjen e konsensusit, duke mirëpërcaktuar rolin e grupit parlamentar të PS dhe rolin e grupit parlamentar të PD në këtë proces.

Lini një Përgjigje