Ish deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër për vendimin e Kolegjit Zgjedhor që i njohu PD-së së Lulzim Bashës dy komisionerë të KZAZ-ve për zgjedhjet në Kukës.
Kolegji Zgjedhor rrëzoi vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve si dhe të kryekomisionerit Celibashi, të cilët njohën Partinë e Lirisë si forcën e parë të opozitës, duke i dhënë PD 2 komisionerë të KZAZ-ve për zgjedhjet në Kukës.
Maliqi shkruan se me këtë vendim të KQZ, u tregua hapur bashkëpunimi i ngushtë Rama-Basha.
“Rama-Basha si Olio dhe Stelio; të pandashëm, aleat, bashkëpunëtorë që në marrëveshjen e 2017-tës, për të dëmtuar PD dhe opozitën.
Vendimi politik i “Kolegjit Zgjedhor”, duke i dhënë 2 anëtarë Bashës, tregon hapur bashkëpunimin e ngushtë të tyre. Tek Gjykatat Basha nuk ka asnjë fuqi përveç urdhrit të Ramës.
Skandal! Turp! E padurueshme!
Shkatërruan Demokracinë duke e kthyer në Diktaturë, duke shpopulluar e varfëruar vendin; kudo sundon ‘Mafia’!
Opozita e bashkuar ti thërrasë ndërgjegjies! Duhet reagim i fortë, ngritja e bazës; çdo vonesë është shkatërrimtare për Demokracinë dhe Opozitën!
‘Olio dhe Stelio’ duhen ndëshkuar sa më parë!”, shkruan Maliqi.
Kolegji Zgjedhor me vendimin e sotën njeh Partinë Demokratike zyrtare si forcën më të madhe të opozitës duke i dhënë të drejtën për të propozuar 2 anëtarë në KZAZ.
Ndërkohë që Partisë së Lirisë iu dha e drejta për vetëm 1 anëtarë në KZAZ.
Kujtojmë se në zgjedhjet lokale në Kukës do të marrin pjesë partia Socialiste e Shqipërisë dhe koalicioni Bashkë Fitojmë, ndërkohë që PD zyrtare nuk caktoi kandidat për të garuar.
Në pamundësi për të gëzuar ligjërisht vulën dhe logon e Partisë Demokratike, koalicioni Bashkë Fitojmë u riaktivizua sërish, duke depozituar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në garën e Kukësit.
Me herët grupi i Rithemelimit ankimoi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të regjistruar si subjekt zgjedhor Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, duke kërkuar regjistrimin e PD-së së drejtuar nga Sali Berisha. por KAS në vendimin e tij njohu Lulzim Bashën si kryetarin e Partisë Demokratike.
Lini një Përgjigje