TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shtator 2023, 22:55

Berisha mesazh për pazare SPAK-ut: Jam gati të hyj unë në burg në vend të fëmijëve të mi!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha mesazh për pazare SPAK-ut: Jam gati të hyj unë në
Familja Berisha

Berisha u paraprin “goditjeve” nga SPAK, merr në mbrojtje fëmijët për aferat gjatë qeverisë së tij

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga dita në ditë duket se po jep sinjale se nuk do të jetë e largët dita e përballjes më drejtësinë. Në SPAK janë disa dosje kundër tij dhe po ashtu të rrezikuar janë fëmijët e tij.

Në një emision televiziv, Berisha u pyet nëse i druhet aksionit të SPAK, ndaj tij, por dhe fëmijëve të tij. Berisha ka marr në mbrojtje Shkëlzenin dhe Argitën, duke deklaruar se mban ai përgjegjësi nëse kanë kryer shkelje kur ai ishte në pushtet.

 “E kam theksuar dhe theksoj, e kam ftuar dhe e ftoj, të shqyrtojë, çdo akt, çdo firmë, çdo vendim të Berishës nga 90 deri sot. Unë jam politikani i vetëm në Shqipëri që keni dëgjuar të them që mbaj përgjegjësi të plotë për fëmijët e mi. Fëmijët e mi janë të martuar, mund të thoja që ato janë  në punën e tyre, unë në punën time, e kam thënë që mbaj përgjegjësi të plotë për çdo shkelje të interesit publik që ato kanë bërë gjatë kohës që unë kam qenë në pushtet”, tha Berisha.

Por deklarata e tij duket sikur është dhe një ftesë pazari për SPAK. Mos vallë Berisha po kërkon të tregojë se është i gati të shkojë në burg në vend të fëmijëve të tij. Për Shkëlzenin SPAK po heton Gërdecin dhe është në telashe. Sa i takon vajzës, i rrezikuar është burri i saj te “Kompleksi Partizani”. Berisha sot doli garant se nëse ata kanë vjedhur miliona do e mbajë ai përgjegjësinë, pra është gati ta bëjë ai burgun.

Lini një Përgjigje