
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuara ashpër SPAK i takon dosjes “Metamorfoza”. Ai deklaroi se dy vite më parë, ishte kjo prokurori që shfryu dosjen. Ndërkohë nga ana tjetër, ai ka thënë se pas Pëllumb Gjokës që doli në përgjime dhe u arrestua, është oligarku i peshkut, Gjergj Luca.
“Pëllumb Gjoka ka qenë ushtar i Gjergj Lucës. Po ja u them, Pëllumb Gjoka ka qenë ushtar i Gjergj Lucës. I di shumë mirë unë se çfarë kanë qenë këta. Pse nuk e kam ndalur kur isha në pushtet? A e ke dëgjuar atë të thotë më shkatërroi. Sigurisht nuk mund të linimi kriminalizmin e ekonomisë. Nuk e bëmë ne Pëllumb Gjokën investitor strategjik. Këta u shpërblyen. Shko në breg kush po e gdhend. A e d që po e shkatërrojnë trafikantët”, tha ai në “A2 CNN”.
Më tej ai ka arritur deri aty sa ka akuzuar prokurorët e SPAK se kanë marrë deri në 1 mln euro 2 vite më parë që kjo dosje të mbyllej dhe pjesëtarët e grupit të dilnin të palarë.
“Pse unë kam këtë shqetësim madhor, kam këtë shqetësim se jo vetëm nga informacionet e shumta, por do ju jap vetëm dosjen “Metamorfoza”. E keni lexuar të gjithë. Dy Bajrët, vrasës serialë, të komanduar nga Pëllumb Gjoka. Ata ishin të arrestuar nga një prokuror në Shkodër. Erdhi dosja në Tiranë. Erdhi te SPAK, e ndërtuar për luftën kundër krimit të organizuar. SPAK pasi mori atë që mori e përcolli dosjen në Shkodër se nuk janë grup kriminal. Çfarë mund të marrë më pak e 1 mln euro. Xhavairi në Shkodër ka marrë 1 mln euro”, tha ai.
Në emision Berisha u ndal dhe te situata në PD. Ai sulmoi ashpër Bashën sa i takon vendimit për t’i dhënë Flutura Açkës drejtimin e grupit parlamentar. Berisha u ndal dhe te pagat për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke e kundërshtuar si ligj.
Lini një Përgjigje