TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shtator 2023, 21:08

Dyfishimi i pagave për gjyqtarët, Berisha: Rama po synon të blejë Kushtetuesen

Shkruar nga Pamfleti

Dyfishimi i pagave për gjyqtarët, Berisha: Rama po synon të

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, projektligji për rritjen e pagës së gjyqtarëve është një mënyrë e kryeministrit Edi Rama për të blerë Gjykatën Kushtetuese.

I ftuar në “Debat” në A2 CNN, Berisha hodhi akuza edhe në drejtim të bashkëshortes së Enkelejd Alibeajt, Marsida Xhaferllari, sipas së cilit  në mënyrë anti-kushtetuese mban anën e kreut të qeverisë.

Në këtë formë, shpjegon edhe votën pro të Lulzim Bashës për rritjen e pagës.

“Një pjesë e tyre (anëtarët e Gjykatës Kushtetuese) s’kanë qenë në sallën e gjyqit, ka një ndikim më të madh se ç’duhet të ketë në atë gjykatë dhe në të gjitha vendimet, ajo (Marsida Xhaferllari) është renditur me Edi Ramën në mënyrën më anti-kushtetutese, mendo në qëndrimin për mandatin e Olta Xhackës, ka disa zonja aty që s’janë ulur kurrë në sallën e gjyqit. Vendimi ishte për të blerë Gjykatën Kushtetuese”, tha Berisha.

berisha kushtetuesja pagat

Lini një Përgjigje