TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shtator 2023, 18:03

Pas votimt në Parlament, betohen në Presidencë Delina Ibrahimaj dhe Ervin Mete

Shkruar nga Pamfleti

Pas votimt në Parlament, betohen në Presidencë Delina Ibrahimaj

Në institucionin e Presidentit të Republikës, ditën e sotme u zhvillua ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave.

Përpara Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, pas leximit të formulës së betimit, u betuan: Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Kujtojmë se, më 11 shtator Kuvendi i Shqipërisë miratoi dekretet e Presidentit Begaj për ndryshimet në kabinetin qeveritar, ku në postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar Igli Hasani, i cili ka zëvendësuar Olta Xhaçkën.

Hasani ka mbajtur më parë postin e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në misionin e OSBE-së në Vjenë si dhe ka shërbyer si Koordinator Ekonomiko-Ambiental i OSBE-së.

Albana Koçiu është emëruar në postin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke zëvendësuar Ogerta Manastirliun, e cila është emëruar në postin e ministres së Arsimit dhe Sportit.

Në postin e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është emëruar Anila Denaj, e cila ka zëvendësuar ministren e deritanishme Frida Krifca.

Si ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor është emëruar Arbjan Mazniku, i cili më parë ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.

 

betim delina ibrahimaj ervin mete

Lini një Përgjigje