TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shtator 2023, 14:50

Arrestimi në Dubai i Amant Josifit, Berisha në Kuvend: Lajmi u mbajt i fshehtë për një javë nga Rama

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi në Dubai i Amant Josifit,  Berisha në Kuvend: Lajmi u mbajt
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-këshilltarit të ish-ministres Olta Xhaçka, Amant Josifi.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është mbrojtja politike e Amant Josifit.

Ky i fundit u arrestua në Dubai, ndërsa ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim me call-centre.

“Arrestimi i tij u mbajt i fshehtë nga Rama dhe Taulant Balla. Po bën një javë që është arrestuar.”, tha Berisha.

Lajmi u bë publik sot nga mediat.

Biznesmenti Amant Josifi është arrestuar në Dubai pasi ishte shpallur në kërkim pasi hetimet zbuluan shkallën e madhe mashtrimit me bursat dhe call centarat.

Nëpërmjet gjurmimit të rrjeteve kompjuterike, hetuesit spanjollë arritën t’i gjeolokonin adresat e protokollit të internetit (IP) nga ku funksiononte platforma ‘universe-markets.com’ në Shqipëri, Ukrainë dhe Serbi.

Ata gjithashtu zbuluan një duzinë platformash mashtruese të ngjashme – të krijuara nga një organizatë kriminale ndërkombëtare e njohur si ‘Milton Group’, e cila përdorte qendra thirrjesh [call centers] dhe operatorë në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoni të Veriut dhe Ukrainë.

Sipas Eurojust, organizata kriminale ka mashtruar qindramijëra viktima prej vitit 2018, duke siguruar të ardhura me vlerë 50 milionë euro çdo tremujor.

Me 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Poscaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me ‘Milton Group’ dhe arrestoi 4 të dyshuar.

Këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohë që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, dhe ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit shqiptar, Olsi Rama.

sali berisha amant josifi

Lini një Përgjigje