TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shtator 2023, 12:54

“Basha delegon Flutura Açkën si kreu i grupit”/ Bardhi shpërthen ndaj Nikollës në Kuvend: Ky është skandal!

Shkruar nga Pamfleti

“Basha delegon Flutura Açkën si kreu i grupit”/ Bardhi

Seanca parlamentare është shoqëruar me replika dhe debate mes kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe deputetit të PD, Gazment Bardhi.

Pasi Lindita Nikolla lexoi një shkresë të PD, ku detyra e kreut të grupit iu delegua Flutura Açkës, vendimi është kundërshtuar nga Bardhi. Ndërkohë ka ndërhyrë Garda.

Grupi i PD nuk ka bërë asnjë ndryshim të kryetarit. Për anëtarët e grupit të PD është e papranueshme që maxhoranca të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së”, thuhet në letrën e Gazment Bardhit drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Replikat:

Nikolla: Shkresa ishte për mua jo për të njoftuar Kuvendin. Do ta lexoja që ishte një shkresë që impakton grupin parlamentar të PD. Se jeni ju konfuze kjo nuk mund të krijojë konfuz në parlament.

Drejtoria juridike do ta lexojë kur ta ketë marrë. Nuk e kam marrë. Ka mundësi Gaz Bardhi të dëgjoni se nuk mund të dini gjithçka.

Bardhi: Na bën teatër këtu

Nikolla: Teatër po bëni ju. Pra është një situatë konfuze brenda jush. Ju kam thënë jeni shumë konfuz.

Lini një Përgjigje