TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shtator 2023, 12:27

Aksioni i antidrogës me 200 të arrestuar, reagon Balla: Do t'ua nxijmë jetën ‘spaçatorëve'

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i antidrogës me 200 të arrestuar, reagon Balla: Do t'ua

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se gjatë megaoperacionit dy ditor të zhvilluar në Shqipëri ku u lëshuan 214 masa sigurie, u zbuluan lloje droge që nuk e dinim ekzistencën e tyre në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se janë goditur shpërndarësit e drogës nëpër shkolla. Ai tha gjithashtu se është kambanë alarmi fakti se është ulur mosha e përdorimit të drogës.

Sipas Ballës po përdoren lloje drogrash sintetike të cilat janë një rrezik për jetën për të rinjtë ndërsa theksoi se do të shtohen masat.

"Përgëzoj dhe i shpreh mirënjohjen time forcave të policisë së shtetit të përfshira në operacionin e konkluduar sot. Falënderoj prokurorinë dhe forcat e armatosura të cilat përmes Shtabit të përgjithshëm në bënë të mundur edhe vënien në dispozicion të helikopterëve. Ishte një operacion i mirëkoordinuar për identifikimin dhe goditjen e rrjeteve kriminale për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Operacioni shënoi rezultate impresionues enë luftën kundër drogës.

Janë 214 masa sigurie shtuar këtu edhe 23 të tjerë që janë arrestuar gjatë kontrollove në flagrancë. Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa të panjohura më parë. Po ulet mosha e atyre që përdorin për herë të parë lëndë narkotike duke filluar nëpër shkolla veçanërisht në shkolla të mesme. Është shtuar edhe përdorimi i drogave sintetike që paraqesin rrezikshmëri të lartë. Janë zbuluar llojë droge që për ne ishin të panjohura më parë për ekzistencën e tyre në Shqipëri. Këto të dhëna janë një kambanë alarmi por institucionet duhet të bëjnë reagim të gjithë së bashku. S’do lejojmë zona të lira për spacatorët e drogës", tha Balla.

 

balla spacatore antidroge

Lini një Përgjigje