Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat ka dhënë detaje për megaoperacionin anti-drogë që u zhvillua nga Tirana në Vlorë.
23 grupe të shpërndarjes së lëndëve narkotike janë shkatërruar në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Vlorë, në operacionin policor të koduar “Templli”.
Rrumbullaku, në një dalje para mediave për megaoperacionin antidrogë që çoi në arrestimin e rreth 233 personave në të gjithë vendin, deklaroi se ky operacion është kryer në kuadër të “luftës për tregtimin e lëndëve narkotike pranë ambienteve në shkolla”.
“Megaoperacioni “Tempulli”, janë sekuestruar 829 kg kanabis në 8 muaj, në formë çokollatë një pjesë, 61 kg kokainë, 15 kg heroinë dhe 15 ekstazi. Janë arrestuar ndaluar dhe proceduar në gjendje të lirë, mbi 1 mijë shtetas. 296 masa sigurie arrest burg, 356 kontrolle banesash, 214 masa sigurie, arrest në flagrancë 19 persona, 82 në kërkim, janë pjesë e 23 grupeve kriminale. Janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë, telefona, para të konsiderueshme…”, tha ai.
Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe është neutralizuar një burim i rrezikshëm dëmi për shëndetin e më të rinjve.
“Edhe në këtë megaoperacion ka pasur një shkallë të lartë rrezikshmërie, por profesionalizmi ishte maksimal. Policia e Shtetit është në prag finalizimi të megaoperacioneve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare”, shtoi Rrumbullaku.
Operacioni Tempulli:
Mbi 200 është numri i personave të arrestuar në kuadër të një megaoperaconi antidrogë që po zhvillohet në disa qytete të vendit, tha sot Ministria e Brendshme.
Megaoperacioni po zhvillohet nga forcat RENEA dhe FNSH në Tiranë, ku është edhe numri më i madh i të arrestuarve rreth 70 persona e mbi 120 urdhër-arreste. Po ashtu po kryhen kontrolle në Elbasan, Fier, Shkodër dhe Durrës, ku ka dhjetëra të arrestuar.
Në Elbasan mes të arrestuarve është edhe një afektiv policie. Efektivi Saimir Hysa është vënë në pranga nën akuzë për shpërdorim detyre e përkrahje e autorit të krimit.
Nga megaoperacioni janë goditur një numër i madh shpërndarësish të lëndëve narkotike në disa qytete të vendit. Grupet kriminale të përfshirë merreshin me shitje të llojeve të ndryshme, nga kokaina deri tek llojet e tjera. Burimet thonë se gjithashtu janë kapur qindra doza kanabisi dhe shuma të mëdha parash, ndërsa në këtë veprimtari kriminale ka të përfshira edhe vajza.
Mësohet se është sekuestruar edhe kokainë, peshimi i të cilës nuk është bërë akoma për shkak të vijimësisë së operacionit. Ndërkohë gjatë tij është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë, një lloj droge xhelatinoze.
Për të goditur këto grupe kriminale, janë kryer mbi 6 muaj hetime, mbajtje në vëzhgim dhe dokumentim me prova i veprimtarisë kriminale.
Lini një Përgjigje