Drejtori i përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje nga megaoperacioni i koduar “Tempulli’ për goditjen e shpërndarjes së drogave në afërsi të shkollave, lokaleve, dhe blloqeve të banimit.
Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në të gjithë territorin e vendit.
Në kuadër të 8 muajve janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla
"Këtë 8 mujor janë sekuestruar 800 kg kanabis, një pjesë e saj e përpunuar në formë çokollate, 61 kg heroinë, 15 kg kokainë dhe 5.5 kg ekstazi. Gjatë 8 mujorit janë referuar Janë referuar 170 hetime për prodhim të shitjeve të narkotike, nga të cilët janë finalizuar 38 hetime. Janë finalizuar 116 operacione. Për këto hetime janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar në gjendje të lirë 1541 shtetas për shitje të lëndëve narkotike. Gjatë operacioneve janë sekuestruar mijëra doza kokainë heroinë, metadok, opium dhe sasi lënde të tjera narkotike."-tha Rrumbullaku në konferencën për mediat.
Lini një Përgjigje