Ish-kryeministri Sali Berisha u përplas sot në Kuvend me ministren për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Ka qenë Sali Berisha i cili i është drejtuar Ministres Elisa Spiropali duke i cituar dhe Frojdin.
E menjëhershme ka qenë dhe përgjigja e Spiropalit, e cila i është drejtuar liderit demokrat duke i thënë se ai nuk duhet të ishte në Kuvend por i mbyllur në shtëpi me turp. Më tej ajo i është drejtuar duke i thënë se Berisha është i zhveshur nga çdo moral dhe plot vese e dështim.
Debati:
Berisha: Meqenëse po shkruan po i them dy fjalë Elisës. Ke përdorur një term jo të fisshëm, por ti do që unë të bie në vulgaritet. Zhvillimi psiko seksual te njerëzit kalon në 5 stade, stadi i 3 është stadi falik. Disa mbeten dhe disave u mbetet kompleksi i edipit dhe këtu është Edi Rama. Ky kompleks i stadit të tretë kalon edhe te vajzat. Frojdi e quan këtë “zilia falike te vajzat”. S’kam çtë them tjetër, çohu në këmbë…
Nikolla: Ndërpritet fjala. Një fjalor aspak etik që e ka bazën te urrejtja që keni ndaj vajzave dhe grave.
Spiropali:Doktor kush të mori me qira sot. Nga pronar absolut i veseve të pushtetit dhe politikës për të mbajtur pushtet, tani je kthyer në një person që të marrin me qira nga njëri te tjetri dhe të hedhin ndonjë koc këtej dhe andej gardhit në mënyrë të përzgjedhur për t’u marrë me njërin ose tjetrin, Doktor unë ta kuptoj dhe moshën dhe hallin dhe është krejtësisht e paimagjinueshme që një gjysh që duhet të ishte i mbyllur me turp sot, del në foltoren e Kuvendit dhe formon jo Frojdin por problemet e tij të rënda se sigurisht je i pamundur. Të tjera biseda nuk mund të bësh.
Ti paguhesh nga pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe vendos gjoba këtej dhe andej. Më vjen keq për katandisjen tënd doktor. Nga kryeministër snajperist në kat të dytë, je kthyer në një snajper me qira. Ata që të përdorin në oborrin tënd do të lënë ashtu siç je i zhveshur nga çdo moral dhe plot vese e plot dështim. Ke humbur Sali. Ti je dëshmia më e gjallë se si nuk duhet të jetë një burrë shteti, dhe tu japësh leksion të gjithëve se si është një monument i gjallë i turpit që mos ti afrohet kush.
Lini një Përgjigje