TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shtator 2023, 11:09

Erion Braçe në Kuvend: Nga 1 tetori do të ketë rritje me 8.6% të pensioneve

Shkruar nga Pamfleti

Erion Braçe në Kuvend: Nga 1 tetori do të ketë rritje me

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dhënë lajmin se duke nisur nga data 1 tetor pensionet do të rritën në masën 8.6 %.

Në fjalën e tij në Parlament, ai u shpreh se kjo do të mbulojë të gjithë normën e rritjes së inflacionit për pensionistët.

Sipas Braçes kjo do të sjellë për 3 muajt në vijim në buxhetet e pensionistet 3.2 mln lekë plus.

“Që nga 1 tetori, e gjithë masa e pensionistëve në Shqipëri do të marrin një rritje të pensionit me 8.6 %. 8.6% që mbulon plotësisht normën e rritjes së inflacionit për pensionistët. Për pak ditë kjo do të jetë efektive dhe do të sjellë për 3 muajt në vijim në buxhetet e pensionistet 3.2 mln lekë plus, 32 mln dollarë. Kjo rritje për vitin e ardhshëm do të transferohet tek pensionistët 121 mln dollarë. Kjo është fatura e plotë”, tha ai.

 

 

erion braçe kuvend pensionet

Lini një Përgjigje