Kuvendi i Shqipërisë ka votuar ditën e sotme në seancën plenare për emërimin e dy ministrave të rinj, Ervin Mete dhe Delina Ibrahimaj.
Ervin Mete u emërua në krye të Financave dhe Ekonomisë me 74 vota pro dhe 30 kundër.
Ndërsa, Delina Ibrahimaj u shkarkua me 105 vota pro nga posti i ministres së Financave dhe Ekonomisë.
Ajo u emërua ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.Ndryshimet në qeveri u njoftuan nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Votat në Kuvend:
Shkarkimi i Delina Ibrahimajt si ministre e Financave dhe Ekonomisë
105 pro, 0 kundër, 0 abstenim
Emërimi i Ervin Mete ministër i Financave dhe Ekonomisë
74 pro, 30 kundër, 0 abstenim
Emërimi i Delina Ibrahimaj si ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
73 pro, 30 kundër, 0 abstenime
Pas procesit të votimit në Kuvend, Gazment Bardhi nga opozitadeklaroi se dekretimi i Ervin Metes si ministër është në shkelje flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë.
Sipas Bardhit, dekretimi nga Presidenti është kryer para se Ervin Mete të shkarkohej nga detyra e tij e mëparshme te AMF-ja (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare).
“Ju sapo votuat dekretin për emërimin e ministrit të Financave që është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse Presidenti ka dekretuar një zyrtar publik i cili nuk mund të emërohej për shkak të një detyre tjetër në AMF, shkarkimi i tij është bërë në seancën e të Hënës, pasi Presidenti e kishte dekretuar. Ju duhet t’i kujtonit Presidentit të Republikës së ka sjellë një dekret në shkelje të ligjit”, deklaroi Bardhi në Kuvend.
Lini një Përgjigje