TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shtator 2023, 11:22

"1 gjyqtar sa 38 pensionistë"/ Berisha akuza të forta: Rama po blen Gjykatën Kushtetuese me rritjen e pagave!

Shkruar nga Pamfleti
"1 gjyqtar sa 38 pensionistë"/ Berisha akuza të forta: Rama
Sali Berisha

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ditën e djeshme ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Ndryshimet u miratuan me 12 vota pro, 1 abstenim të Fatmir Xhafajt dhe 1 votë kundër nga ana e Oerd Bylykbashit.Ndryshimet kanë në thelb rritjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit ka hedhur disa akuza të forta ndaj deputetëve të mazhorancës, lidhur me draftin për rritjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Teksa referoi pagat e gjyqtarëve në botë, Berisha tha se rroga e majme bëhet me qëllimin për t’i blerë ata dhe t’i vërë në shërbim të tyre.

“Ju votuat këtu rritjen e rrogave të deputetëve me 380.000 lekë, as sa marrin në muaj 38 pensionistë. Në një akt absurd, akt të hapur korruptiv kërkoni të rrisni rrogat e gjyqtarëve 7 dhe 8 mln.

Gjykatësi më i fuqishëm i botës, ai i Gjykatës Supreme në SHBA, 290 mijë dollarë. Presidenti i SHBA kishte rrogë vjetore 400.000 dollarë, kurse ju përcaktori një rrogë për të blerë një tufë gjykatësish, sa dyfishi i rrogës së Presidentit. Për të treguar se nuk njihni shtet por pazare mafiesh.

Si flisni për pensionistët, kur i jepni një gjykatësi që nuk ka qenë kurrë gjykatës. Pazari dhe vetëm pazari janë kriteret tuaja, ju jeni vetëm, figurina të Ramës, Flini për pensionistë dhe votoni rroga 10 herë më të mëdha se rroga mesatare, 15 herë më të mëdha se ajo mesatare. Nuk ka asnjë Parlament që ia lejon vetes, por ju jeni narkoshtet.”, tha Berisha.

Ndërkohë nga ana tjetër kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij para nisjes së seancës plenare tha se do të votojnë pro rritjes së pagave të sistemit gjyqësor.

Sipas tij, rritja e pagave është një nga hapat që të forcojmë pavarësinë e gjyqësorit. 

‘PD do të votojë pro rritje së rrogave të gjyqësorit si një nga hapat që të forcojmë pavarësinë e gjyqësorit. Vetë shoqata e gjyqtarëve do të sjellë propozime. Të sjellë propozime për rritjen pagave të gjithë sistemi gjyqësor. Çdo rritje për gjyqësorin, i shërben pavarësisë së gjyqësorit. S’do bëhemi pjesë e lojërave hidh gurin e fshih dorën.’- tha Basha.

Kundër këtij vendimi ishte edhe deputeti Oerd Bylykbashi.

Deputeti i Partisë Demokratike deklaroi se do votojë kundër ligjit për Gjykatën Kushtetuese që i hap rrugën rritjes së rrogës për anëtarët e saj.

Ligjvënësi demokrat u shpreh se arsyetimi për rritjen e pagave për këtë kategori është skandaloz dhe shtoi se nëse ligj hyn në fuqi një gjyqtar do paguhet sa 100 pensionistë së bashku.

“Fakti që po prek tezën e dinjitetit ishte ajo që na hapi sytë në komision, kur Këshilli i Ministrave me propozim të Gjykatës Kushtetuese sillte për miratim ligjin për ndryshime në Gjykatën Kushtetuese, por vetëm një gjë; t’i rrisim pagën gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Arsyetimi kryesor skandaloz. Dhe për këdo që mund të votojë për këtë është duhet pagë dinjitoze dhe paga dinjitoze është 644 mijë lekë për gjyqtarëin e Gjykatës Kushtetuese, për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit se paguajmë dy Gjykata Kushtetuese ne dhe për çështje dinjiteti, kryetari duhet ta ketë 20% më shumë, 773 mijë lekë të reja. Bëjeni llogarinë merr sa 100 pensionistë me pension minimal”.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ditën e djeshme ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Ndryshimet u miratuan me 12 vota pro, 1 abstenim të Fatmir Xhafajt dhe 1 votë kundër nga ana e Oerd Bylykbashit.

Ndryshimet kanë në thelb rritjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Posacëm të Apelimit.

sali berisha

Lini një Përgjigje