
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se skema e pensioneve në vendin tonë ka dështuar për dy arsye. E para emigracioni i larta dhe e dyta informaliteti.
Në fjalën e saj në Parlament, Tabaku ngriti disa pyetje: Çfarë do bëjë qeveria për të rinjtë që largohen? Çfarë masa do merren për emigracionin e lartë? Si do kompensohen në skemën e pensioneve?
“Pensionistëve vetëm i është indeksuar penoni me normën më minimale të pensionit. 550 mln euro çfarë i kushton qeverisë të mbështesë pensionistët, se janë dhe të majtë dhe krenohen për politika të majta.
Sot dështimi i skemës së pensioneve si rezultat i vendimeve që u morën me reformën e pensioneve në 2015, por nga ana tjetër dështimi i skemës së pensioneve si rezultat i emigracionit të lartë dhe informaliteti janë tregues iu qartë për të parë ndryshe problemet e vjetra.
Çfarë do bëjë qeveria për të rinjtë që largohen? Çfarë masa do merren për emigracionin e lartë? Si do kompensohen në skemën e pensioneve? Çfarë do bëhet për ata shqiptare që po largohen? Sepse ky është problem social dhe ekonomik. Sot ndodhemi në dilemën e një Shqipëria që po varfërohet, që po largohen dhe në dilemën e një buxheti që po i rrënon familjet shqiptare”, tha ndër të tjera Tabaku.
Lini një Përgjigje