
Teksa në vendit tonë, nga jugu në veri po zhvillohet një megaoperacion antidroge nga ajri dhe toka, Prokuroria e Tiranës konfirmon zyrtarisht se ka lëshuar 112 urdhër-arreste, nga të cilët mësohet se 90 persona janë arrestuar.
Duke iu referuar organit të akuzës, mësohet se janë ekzekutuar gati gjysma e këtyre urdhër-arresteve.
Po ashtu mësohet se përveç urdhër-arresteve, janë lëshuar dhe urdhra-kontrolli në banesa dhe biznese. Raportohet se mes të arrestuarve, janë 5 gra dhe vajza.
Ndërkohë, numri i të shoqëruarve është më i madh, ndërsa aksioni vijon edhe aktualisht.
Kujtojmë se një megaoperacion anti-droge i zhvilluar prej dy ditësh nga RENEA, FNSH dhe qindra forca policie nga ajri dhe toka, kanë vënë në pranga qindra persona në disa qytete të vendit.
Mësohet se ky aksion është shtrirë nga jugu në veri, ku në qytetin e Sarandës janë vënë në pranga 5 persona.
Mësohet se Policia ka sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis në kryeqytet, ndërsa arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.
Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Ndërkohë, hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë.
Mes të arrestuarve është edhe një efektiv policie, i identifikuar si Saimir Hysa, i cili është ndaluar nga AMP, si dhe perona të tjerë të identifikuar si Glidi Ballolli, Francesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Sajmir Rexhepi, Stiven Faqolli.
Lini një Përgjigje