TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shtator 2023, 12:25

Gjyqi për Fredi Belerin në SPAK, Vangjel Dule i shkon në seancë

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi për Fredi Belerin në SPAK, Vangjel Dule i shkon në
Vangjel Dule

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, ditën e sotme ka marrë pjesë në seancën gjyqësore për Fredi Belerin.

Në një deklaratë për mediat, Dule tha se Beleri po ndalohet që të kryejë betimin në kundërshtim me ligjin.

'Ju përgjigj gjykatësja me një vendim negativ. Pa hyrë në detaje të procedurës gjyqësore. Beleri në mënyrë të padrejtë në kundërshtim me parimin botërisht të respektuar të prezumimit të pavarësisë ndalohet të kryej betimin si kryebashkiak i zgjedhur. Mjafton t’ju përmend rastin e një deputeti të zgjedhur i cili ishte i paraburgosur dhe u lejua që të kryeje betimin si deputet. Drejtësia duhet që pataten e nxehtë ta trajtojë me frymën e ligjit germën e ligjit të praktike të njohura botërisht. Askush nuk ka të drejtë ta paragjykojë procesin gjyqësor.’- tha Dule.

Në Gjykatën e Posaçme mbahet sot seanca e parë ndaj Fredi Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës pritet që të jetë i pranishëm në seancë.

 

 

vangjel dule beleri

Lini një Përgjigje