
Kuvendi ka konfirmuar sot se njeh zyrtarisht Lulzim Bashën si kryetar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, çfarë ka çuar në përplasje mes kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe deputetit demokrat, Gazment Bardhi.
Sipas Bardhit, grupi i PD nuk ka bërë asnjë ndryshim të grupit parlamentar, ndërkohë që zyrtarisht me firmën e Bashës, kryetare e grupit është deleguar Flutura Açka.
Gjatë debatit ka ndërhyrë edhe Agron Gjekmarkaj, sipas të cilit Basha ka vetëm 7 deputetë.
“Ne për fat të keq kemi pasur shumë probleme me matemikën 7×7 bëjnë 42 dhe nuk na kanë dalë mirë për 10 vite. Në fakt matematicieni në fjalë ka vetëm 7 numra dhe nuk ka me çfarë e shumëzon për tu bërë 49. 49 janë në krahun tjetër. Çdo përsiatje është e kotë dhe e tepërt kur numrat janë të qartë dhe shihen me sy nga atje lart dhe ëhstë e kotë të vazhdohet ky debat”, tha Gjekmarkaj.
Lini një Përgjigje