TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shtator 2023, 22:32

Takimi Berisha-Badhi, Idrizi: S’mund të ulesha në një tryezë me Dulen dhe ata që zgjodhën Belerin në Himarë

Shkruar nga Pamfleti

Takimi Berisha-Badhi, Idrizi: S’mund të ulesha në një

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka komentuar takimet mes deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, ku vetë Idrizi nuk ishte i pranishëm.

Në emisionin ‘Kontrast’ ai tha se nuk mund të ulej në një tryezë më Vangjel Dulen dhe ata persona që mbështeten Fredi Belerin dhe e kandiduan për garën në Himarë. Idrizi theksoi se përjashton nga ky grup Bardhin.

Kam thënë që ky njeri nuk mund të jetë kandidat për asnjë parti shqiptare, sepse masakra e Peshkëpisë, djegia e simboleve kombëtare, artikulimi tij se shqiptarët vijnë nga Kaukazi. A mund të shkojë të ulet kryetari i PDIU në një tryezë, me një pjesë të opozitës e cila mbron dhe bën hero Fredi Belerin. Qoftë edhe me Dulen. Nuk e fus Bardhin këtu. Fus Dulen dhe ata që e kanë mbështetur. Nuk e kuptoj se si mund të ishte kryetari i PDIU në këtë takim”, tha Idrizi.

Sa i takon Belerit, Idrizi thotë se PDIU në këtë rast, përballë Greqisë që nuk njeh çështjen çame dhe nuk njeh Kosovën dhe përballë Fredi Belerit është gjithmonë me kryeministrin e Shqipërisë. Fakti që s’ka qenë në tryezën e takimit Berisha-Bardhi, Idrizi thotë se kjo nuk tregon se është bërë me Ramën, por se nuk mund të ulet në një tryezë me ata që mbështesin Fredi Belerin.

Kjo nuk përkthehet se jemi bërë me Ramën, se s’ka kuptim. Ne jemi në opozitë, Rama s’ka nevojë për ne sa të ketë opozitën kështu. Jashtë kontekstit më është marrë një deklarim më ka pyetur gazetarja më thotë për rastin Belerin që është një çështje e drejtësisë, kemi një deklarim të DASH që thotë t’ia lëmë drejtësisë ndërsa Greqia kërkon ta politizojë. Më pyet gazetari për rastin e Belerit: Greqia është e unifikuar, duket sikur Rama është i vetëm, ju më kë jeni? Përgjigja ime ka qenë, përballë Greqisë që nuk njeh ligjin e luftës me Shqipërinë, që nuk njeh çështjen çame, që nuk njeh Kosovën, përballë Fredi Belerit që është ia akuzuar për dy dëshmorët e atdheut, që thotë se shqiptarët vijnë nga Kaukazi, jam gjithmonë me kryeministrin e Shqipërisë. Jo me emër”, tha Idrizi.

Lini një Përgjigje