TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shtator 2023, 12:38

Berisha: Veliaj kalon sot me dyer të mbyllura vendimin 6 mln euro kompanisë së tij

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Veliaj kalon sot me dyer të mbyllura vendimin 6 mln euro
Sali Berisha

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar mediave të pasqyrojnë çdo mbledhje të këshillave bashkiakë, veçanërisht të Tiranës.

Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për inceneratorin.

Ai thekson se sot Veliaj kalon vendimin për t’i dhënë 6 mln euro të tjera kompanisë së tij për “djegësin”.

"Sot ai kalon në këshill bashkiak vendimin për 600 milionë të tjera për kompaninë e tij, me pronarë në letra Zoto dhe Mërtiri. 6 milionë euro kalon ky mafioz, duke zhvatur qytetarët shqiptarë me tarifën 29 euro toni, kur kontrata parashikon 11 euro. Erion Veliaj, çdo ditë që kalon, është një aktakuzë e rëndë për SKAP-in e partisë dhe kontrollin e tij nga Edi Rama.

Qytetarët duhet ta dinë se këto 6 milionë euro, ku i ka marrë do thoni ju? 430 milionë lekë i ka marrë nga arsimi i fëmijëve, i ka marrë nga zëri i arsimit në buxhet. I ka hequr. 130 milionë lekë ka hequr nga fondi i emergjencës. Por këto do presësh kur Skapistët marrin përsipër krimin e shëmtuar të amnistimit të tij. Pra, merr fondin e emergjencës dhe e çon te sipërmarrja e tij, merr fondin e vogëlushëve, dhe e çon te sipërmarrja e tij.

Edhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve për ta kapur për zverku dhe për ta çuar aty ku e ka vendin, te dera e burgut. Sepse nëse presim për SKAPin, ju garantoj se ai do bëhet edhe kryeministër i Shqipërisë në mendjen e tij.

Erion Veliaj është mafiozi që vendosi të heqë dorë nga praktika e mëparshme e trajtimit të plehrave me landfill- veçim, seleksionim dhe riciklim dhe të kalojë me djegie. Askush në Shqipëri nuk mund të vendoste përveç atij.

Erion Veliaj është falsifikatori monstruoz, ka paguar në emër të Këshillit Bashkiak për të paguar një ndërmarrje që nuk ekzistonte.

Erion Veliaj është iniciatori i përdorimit të koncesionit privat për trajtimin e plehrave të Tiranës, në dallim nga dy djegësit e tjerë, të Fierit dhe të Elbasanit.

Erion Veliaj është përgjegjës për tetë pikët që iu dhanë një kompanie që nuk ekzistonte.

Erion Veliaj, i amnistuari i SKAPit, heq nga fondet e arsimit, 430 milionë lekë dhe i inkason në sipërmarrjen e tij.

Kjo është një histori kriminale, që duhet të marrë fund.” tha Berisha.

sali berisha veliaj

Lini një Përgjigje