TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shtator 2023, 20:17

Kreshnik Spahiu: Shqipëria në absurditet, pas çdo skandali socialistët thellojnë fitoren

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Shqipëria në absurditet, pas çdo skandali

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se në zgjedhjet e Kukësit do të shihet influenca e bashkimit Berisha-Bardhi.

Ndërkaq, sipas tij ne çdo skandal të Partisë Socialiste ka më shumë shanse për fitoren e kësaj të fundit.

Shqipëria ka një absurditet, që pas çdo skandali të socialistëve, socialistët e thellojnë fitoren. Çuditërisht e kanë treguar, ndodhi me Rrogozhinën, ndodhi me inceneratorët, ndodhi me Ahmetajn e me shumë të tjerë, ka ndodhur me Shukriun në Peshkopi kur ka dalë video njësoj si e Safetit, më pas zgjedhjet e parakohshme i fitoi PS me 5000 vota para. Të shikojmë, mbase Berishën e shpëton Gaz Bardhi. Është koha për të treguar se sa peshë kanë këto dy grupe parlamentare që janë bashkuar në 1”, u shpreh Spahiu.

Lini një Përgjigje