TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shtator 2023, 21:13

Veliaj vulos skandalin, miratohet fondi shtesë për inceneratorin; Alimehmeti “shpërthen” në akuza

Shkruar nga Pamfleti

Veliaj vulos skandalin, miratohet fondi shtesë për inceneratorin;

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratur vendimin për të dhënë fonde shtesë për inceneratorin e Sharrës.

Në një kohë që SPAK ka sekuestruar pronën dhe po heton zyrtarët që u përfshinë në grabitjen e fondeve shtetërore, këshilltarët e majtë e miratuan këtë akt pa bërë asnjë reagim.

Këshilltari i opozitës, Ilir Alimehmeti nga ana e tij u shpreh kritik për këtë mbledhje. Ai bëri me dije se inceneratorit është në sekuestro nga SPAK.

“Sot Këshilli Bashkiak i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit që është në sekuestro. Nuk mund të ishim dakord”, tha Alimehmeti.

 

Lini një Përgjigje