TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shtator 2023, 17:44

Inceneratorët vijojnë të gërryejnë shtetin/ Veliaj ndryshon buxhetin, akordon 5.6 milionë euro për impiantin e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Inceneratorët vijojnë të gërryejnë shtetin/ Veliaj
Inceneratori i Tiranës

Bashkia fillimisht ka kërkuar buxhet nga shteti, duke ju drejtuar Ministrisë së Financave, por Delina Ibrahimaj e ka refuzuar dhe bashkia do të përdorë buxhetin e saj...

Inceneratorët vijojnë të gërryejnë shtetin. Ndonëse SPAK ka konstatuar se kemi të bëjmë me një skemë korruptive, sërish kompanitë marrin miliona.

Skandali më i fundit ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës, pasi kjo e fundit ka shtuar një fond prej 600 milionë lekësh (5.6 milionë euro) për të paguar inceneratorin e Tiranës.

Bashkia fillimisht ka kërkuar buxhet nga shteti, duke ju drejtuar Ministrisë së Financave, por Delina Ibrahimaj e ka refuzuar dhe bashkia do të përdorë buxhetin e saj.

Ndërkohë sot është mbledhur Këshilli Bashkiak ku do votohet projektvendimi për “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2023”, të ndryshuar, në të cilin bashkia ka propozuar që të bëhen disa shtesa dhe ndryshime në buxhet.

Bashkia thotë në relacion se shoqëria ka paralajmëruar për ndërprerjen e shërbimit të depozitimit të mbetjeve, në rast të mos shlyerjes së detyrimeve. Si rrjedhojë lind e nevojshme që Bashkia e Tiranës të mbulojë nga të ardhurat e veta detyrimet për këtë kontratë duke parashikuar fondin e nevojshëm, deri në fund të vitit 2023.

Inceneratorët vijojnë të gërryejnë shtetin/ Veliaj

Sipas tabelave që shoqërojnë vendimin dhe detajojnë rishpërndarjen e fondeve buxhetore, shuma shtesë për zërin “Shpenzime për Ndërtimi i Landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimit të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” është 600 milionë lekë, ose rreth 5.6 milionë euro.

Me shkresën me Nr.Prot 14743/1 datë 04.09.2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka rekomanduar marrjen e masave të menjëhershme për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe detyrimeve në vijim për këtë kontratë, nga Bashkia e Tiranës dhe se “Në momentin e vështirësive financiare (të faktuar/verifikuar ligjërisht) nga ana e Bashkisë Tiranë, Autoriteti Kontraktor (MIE) është përgjegjës për garantimin e fondeve për kryerjen e pagesave nëpërmjet alokimit të buxhetit për Bashkinë Tiranë”.

Referuar sa më sipër dhe në kushtet e emergjencës, përballë njoftimit nga shoqëria për ndërprerjen e shërbimit të depozitimit të mbetjeve, në rast të mos shlyerjes së detyrimeve, lind e nevojshme që Bashkia e Tiranës të mbulojë nga të ardhurat e veta detyrimet për këtë kontratë duke parashikuar fondin e nevojshëm, deri në fund të vitit 2023.

Në vazhdim të kësaj shkrese, Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike me shkresën me Nr.Prot 30940 datë 07.09.2023 i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit Financiar për parashikimet respektive në buxhet sipas përllogaritjeve për fondin e nevojshëm”, thuhet në relacion.

Inceneratorët vijojnë të gërryejnë shtetin/ Veliaj

inceneratori veliaj

Lini një Përgjigje