TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shtator 2023, 14:52

Skandali/ Kushtetuesja i kërkon qeverisë aktet e UNESCO-s për Butrintin, Engjëll Agaçi refuzon

Shkruar nga Pamfleti
Skandali/ Kushtetuesja i kërkon qeverisë aktet e UNESCO-s për
Ina Zhupa dhe Engjëll Agaçi

Engjëll Agaçi, i thotë Gjykatës Kushtetuese që ne nuk do t'ju sjellin asgjë nga këto që ju kërkoni, por gjejini vetë...

Qeveria ka nisur manovrat për të mbrojtur aferën me Burintin. Pasi u rriti pagat gjyqtarëve  të Kushtetueses në prag të seancës gjyqësore që do të mbahet, kabineti i Ramës është vënë i gjithi në shërbim të atyre që privatizuan Butrintin.

Bëhet fjalë për një pasuri të UNESCO që do të privatizohet dhe për këtë arsye, Kushtetuesja i është drejtuar me një shkresë qeverisë, duke i kërkuar që t’i vërë në dispozicion aktet e UNESCO. Por Sekretari i Përgjithshëm i Ramës, Engjëll Agaçi ka refuzuar. Skandali është bërë publik nga deputetja Ina Zhupa, e cila edhe ka bërë padinë në Kushtetuese.

"Në Gjykatën Kushtetuese jemi për shpalljen të paligjshëm, pra për rrëzimin e ligjit për koncesionin e Butrintit. Gjykata Kushtetuese në vendimin e fundit të datës 13 shtator, ka vendosur që të detyrojë këshillin e ministrave që të na vërë në dispozicion të gjitha aktet e përkthyera të komunikimeve me UNESCO.

Një betejë e gjatë në gjykatën kushtetuese, lajmi ekskluziv në fakt për ju është që qeveria shqiptare, këshilli i ministrave refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Na sjell dhe një letër, kjo është letra e firmosur nga Engjëll Agaçi. Kjo është shkresa po e firmosur nga Engjëll Agaçi, i cili i thotë Gjykatës Kushtetuese që ne nuk do t'ju sjellin asgjë nga këto që ju kërkoni, pasi që le ta bëjnë vetë le t’i gjejmë vetë pala tjetër dokumentet e UNESCO-s, pra kemi arritur në një situatë ku këshilli i ministrave e pranon vetë që ka gjëra për të fshehur e pranon vetë fakt, sepse gjithë fajtorët mundohen që përfshihen vërtetës dhe të japin sa më pak informacion për krimet që kanë bërë dhe këshilli i ministrave, në këtë rast edhe vetë fondacioni për menaxhimin e Butrintit”, tha ajo në një emision.

Sipas Zhupës, gjatë gjithë kësaj kohe në Gjykatën Kushtetuese përfaqësuesit e qeverisë vetëm janë fshehur. Ministrja Margariti nuk shkon në seancë, 2 drejtorët Aleksandër Sarapuli, Martin Mata nuk shkojnë po ashtu.

Pavarësisht akuzave dhe debateve thuajse 2 vjeçare nga opozita dhe ekspertët, Kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër projektligjin për menaxhimin e Parkut të Butrintit.

Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Riçard Hoxhës.

ina zhupa engjëll agaçi

Lini një Përgjigje