TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shtator 2023, 11:50

Zjarri në pallatin 10-katësh, zjarrfikësi rrëfen skandalin: Veshja e ndërtestës me nënprodukt nafte, bota e ka të ndaluar

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri në pallatin 10-katësh, zjarrfikësi rrëfen skandalin:
Bledar Bajrami

Bledar Bajrami, kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve ka treguar betejën për të shuar flakët në pallatin 10 katësh në rrugën  “Sali Butka’ pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë.

Ai ka deklaruar se veshja e pallatin ka ndihmuar në përhapjen e flakëve.

“Ka qenë i vështirë fillimi.  Kishim vështirësi rrugën. Për të hyrë kemi prerë pemë. Kemi një autoshkallë 64 metra, gati 20 kate. Ishte e pamundur të futej pasi kishte hapësirë të ngushtë. Kishim fat se i gatshëm ishte Dhambi Gjerko, inxhinier, një nga komandantët që njihte mirë lëndën djegëse, dha jam besim plotë që ishte një nga drejtuesit që u duhej. Ka ndihmuar shërbimin zjarfikës për menaxhimnin shumë të mirë të situatës. Shikojmë që pallati është dëmtuar nga jashtë dhe kati sipër por në banesa brenda nuk ka hyrë zjarri. Mund të kemi dëmtuar shumë gjëra me ujë por zjarri nuk ka hyujë në apartam,te pëve atij kati që ishte dritarja hapur”, tha zjarrfikësi

Ai vuri në dyshim veshjen e pallatit, duke thënë se materialet e përdorura janë të ndaluara në botë, por në Shqipëri përdoren për uljen e kostove.

“Kam frikë për 2 gjëra, E para nata, sëse do ishte natën do ishte më e rëndë. 2. A kemi veshje të tillë ? Bota e ka ndaluar. Ky është një nënprodukt i naftës. Këtu mbaron. E përdorin për se ulin kostot dhe nuk duhet lejohej me ligj”, tha ai në studion e emisionit “Sot Live në Shqipëri”.

Katër apartamente janë shkrumbuar krejtësisht në pallatin 10-katësh që u përfshi nga flakët një ditë më parë në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve.

Banorët e pallatit janë në pritje të ekspertëve të cilët do të kryejnë verifikimin e dëmeve nga zjarri si dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e flakëve.

Pallati 10-katësh ndërtuar në vitin 2021 nga biznesmeni vlonjat Tanush Mëhillaj, rrezikoi seriozisht të shembej nga flakët që nuk njohën kufi dhe u shpërndanë thuajse në të gjithë strukturën e godinës së banuar, por fatmirësisht nuk shënuan të plagosur dhe asnjë humbje jete.

 

bledar bajrami zjarri në pallatin 10-katësh

Lini një Përgjigje