TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shtator 2023, 11:19

Prokuroria e Posaçme e la në qeli, ministri i Brendshëm grek viziton në paraburgim Fredi Belerin

Shkruar nga Pamfleti
Prokuroria e Posaçme e la në qeli, ministri i Brendshëm grek
Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Oikonomou në paraburgimin e Durrësit

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Yannis Oikonomou është takuar me Fredi Belerin që ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Mësohet se ai ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit, ku është takuar me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës.

Vizita e ministrit te brendshëm vjen pasi gjykata vendosi një ditë më parë nisjen e gjykimit në ngarkim të Fredi Belerit.

Oikonomou mbërriti një ditë më parë, në Tiranë për Ministerialin e Ministrave të Brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme ka pranuar dje kërkesën e SPAK dhe ka vendosur që të kalojë për gjykim dosjen për kreun e OMONIA, duke rrëzuar kërkesën e avokatëve të tij për pushimin e çështjes.

Arrestimi i Fredi Belerit më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje dhe mbajtja e tij në paraburgim ka sjellë përplasje diplomatike në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës.

Fituesi i zgjedhjeve për Bashkinë Himarë, ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet e kanë refuzuar. Ndërsa në Gjykatën e Lartë, Beleri ka bërë 2 rekurse për të shpallur të paligjshëm arrestimin dhe përgjimet e prokurorisë. 

 

prokuroria e posaçme qeli fredi beleri

Lini një Përgjigje